E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e ujit të pijshëm, banorët e Milotit: Vuajmë prej 20 vitesh

Prej 20 vitesh 3.000 mijë banorë të komunës Milot vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Vetë banorët shprehen se për të siguruar ujin e pijshëm detyrohen të ecin 1 orë larg në zonat përreth.
 

Për këtë problem ata janë ankuar disa here, jo vetëm në pushtetin vendor, por edhe në atë qëndror, por deri tani nuk kanë pasur asnjë zgjidhje. Gjithashtu banorët shprehen se para një viti ata kanë bërë një protestë, por problemi i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.
 

Ka edhe nga ata banorë që pinë ujë të ndotur në pamundësi për ta mbushur ujin larg dhe në pamundësi për ta blerë, pasi gjendja e tyre ekonomike nuk është e mirë. Banorët të shqetësuar kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të instancave shtetërore.
 

Ky problem është shqetësues ndër vite për këto banorë të Milotit. I pyetur në telefon, drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Zef Zima, tha se janë bërë shumë përpjekje dhe shumë tentativa për zgjidhjen e këtij problemi, por sipas tij nevojitet një investim më i madh që përveç pompave të ujit duhet të ndryshojnë edhe të gjitha kanalizimet që janë të amortizuara.

 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›