E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mund te vihet takse per te kaluar ne akset nacionale

TIRAN - Mungesa e parave dhe borxhet e medha kane bere qe per te disaten here brenda pak muajve kryefjala e mbledhjes se qeverise te jene privatizimet. Por kete here kryeministri Berisha ka permendur nje nisme te re dhenien me koncesion te rrugeve kryesore te vendit sic jane Durres-Kukes autostrada Tirane-Durres segmenti Durres-Fier etj. Kjo do te thote qe kalimi ne secilen prej ketyre rrugeve do te jete me pagese. Ende nuk eshte diskutuar se sa do te jete kjo pagese por ajo qe i sigurt eshte fakti qe pagesa do te mbuloje shpenzimet e rruges dhe fitimin e koncesionarit.

Ne 4-vjecarin qe shkoi u ndertua vepra me e madhe publike ne historine e ketij vendi. Ne e ndertuam ate por ate e ndertoi Bechtel - Enka. Ky vend nuk ka kapacitete publike per mirembajtjen e tij. Une e di se ju keni kontraktuar dhe ministria juaj po punoj me IFC-ne per ta dhene per menaxhim sa me shpejt. shte jashtezakonisht e rendesishme qe ky proces te ece por une mendoj se duhet te konsiderohet ne kete aspekt edhe akse te tjera rrugore. Sapo te perfundoje segmenti Shkembi i Kavajes - Rrogozhine atehere dhe autostrada Tirane - Fier Tirane - Durres te shqyrtohet te jepet per menaxhim. Keto jane vepra te medha. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve nuk disponon kapacitetet njerezore dhe materiale per mirembajtjen e tyre. Mirembajtja e tyre eshte nje proces shume i nderlikuar - tha dje kreu i qeverise Sali Berisha.

Deri me tani ishte folur per dhenien me koncesion vetem te segmentit Rreshen-Kalimash madje qeveria kishte hyre ne negociata edhe me IFC-ne Korporata Financiare Nderkombetare per gjetjen e nje moduli per kalimin tek privati mirembajtjen e kesaj rruge por asnjehere nuk ishin permendur akset e tjera. Vete kompania ndertuese e rruges Bechtel-Enka ka perllogaritur se mirembajtja e rruges Rreshen-Kalimash do te kete nje kosto nga 30 deri ne 50 milione euro ne vit. Per sa i perket pageses paraprakisht mendohet qe te aplikohet nje tarife rreth 5 euro e cila do te ndryshoje ne varesi te mjetit. Duke marre koston minimale prej 30 milione eurosh dhe tarifen prej pese eurosh duhet qe ne nje vit ne rrugen Durres-Kukes te kalojne te pakten gjashte milione makina pa llogaritur ketu edhe fitimin e kompanise.

Praktika nderkombetare njeh disa lloje koncesionesh ne raste te tilla sic do te ishte ndertimi i rruges me te ardhurat e nje kompanie private e cila me pas aplikon nje takse kalimi per cdo automjet per aq kohe sa te rimarre mbrapsht investimin bashke me fitimet. Praktike tjeter eshte edhe kjo e shpalosur dje nga qeveria ku rruga ndertohet me parate e taksapaguesve dhe me pas sherbimi i mirembajtjes jepet me koncension tek privatet. Edhe ne kete rast kompania vendos tarife kalimi sipas llojit te mjetit dhe te ardhurat per mirembajtjen e rruges ia vjel perdoruesve te saj.

Rruget qe do te jepen me koncesion
Durres-Kukes
Autostrada Tirane-Durres
Segmenti Durres-Fier


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›