Administrata, me sytë nga televizori
Në një kohë kur orë pas ore e minutë pas minute, media dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve flasin për përqindjet që kanë fituar partitë politike në garë, më të stresuarit janë punonjësit e administratës. Nga mëngjesi i hershëm dhe deri në përfundimin e orarit zyrtar, të tjerë edhe pas mbarimit të 8-orarshit, kanë kaluar pjesën më të madhe të kohës, duke ndjekur rezultatin e zgjedhjeve. Punonjësit e administratës janë mbledhur në zyrat e tyre, kanë pirë kafe, kanë bërë pushimin e drekës. Diskutime, ankth, shpresë dhe shumë lutje. Debate, analiza, komente të pasqyrimit të procesit zgjedhor në media, opinione për ///////////////////////////opinionistët e madje dhe kritika për mbulimin apo paraqitjen e informacionit. Megjithatë, pavarësisht objeksioneve dhe vërejtjeve, përsëri zgjedhja më e mirë në këtë kohë, është ndjekja e medias hap pas hapi.
Sajtet, si dhe informacioni në internet kanë qenë po aq të ndjekura nga punonjësit, e në mënyrë të veçantë nga simpatizantët e njërës apo tjetrës parti. Ankthi më i madh ka qenë për vendet e punës. Fitorja e njërës apo tjetrës parti mban në duar fatin e qindra e mijëra familjarëve që mbajnë fëmijët, prindërit apo sjellin fitimet kryesore në financat e familjes.
Mëngjesi i ditës së hënë ka nisur me përtesë. Shumica kanë qenë të lodhur nga pagjumësia. Të gjithë përballë televizorit, të tjerë që kanë pasur mundësi të mbajnë telefona me akses për të ndjekur emisione të ndryshme në media i kanë karikuar mirë me bateri. Lokalet kanë qenë të mbushura, por të qeta. Ndoshta kështu dukej, edhe sepse himnet e dy koalicioneve të mëdha nuk po qarkullonin me megafon dhe nuk shoqëronin më qytetarët nga mëngjesi në darkë. Gjithsesi, me të njëjtin ritëm, por me një hov më të ngadaltë punonjësit e administratës janë paraqitur në punë, ndërkohë që kanë komunikuar me kolegët pothuajse përgjatë gjithë natës, duke kërkuar shkëmbime të ndërsjella të informacionit për rezultatet paraprake. Më shumë se kurrë këtë të hënë, janë lënë mënjanë thashethemet e korridorit, duke u marrë vetëm dhe vetëm me procesin zgjedhor, cilat janë mundësitë, si po rritet e po ulet diferenca mes partive, sa mund të ketë fituar njëri e sa tjetri. Cilët janë emrat që mund të jenë të sigurt në listë dhe në rast fitore, cilët do të jenë anëtarët e qeverisë së re.
Ecejake në institucione, punë që bëhen rutinë, apo dhe tolerancë mbi 0, për punë, mungesa, leje, kërkesa, përmbushje të detyrës.
Zyrat e ministrive, institucioneve në varësi, dikastereve të administratës publike, dje ngjanin më shumë si pa mbështetje, pa përkrahje sesa institucione ndihmëse dhe zhvilluese të qytetarëve në përgjithësi dhe sektorëve të veçantë të jetës së përditshme në veçanti.
Telefonata, mesazhe, komunikime interaktive dhe batuta të herëpashershme mes kolegësh, të njohurish, simpatizantësh dhe militantësh të së njëjtës forcë politike.
Pamja dhe komunikimi i njërit apo tjetrit personazh që mbushte ekranin e televizionit mund të ishin një ogur i mirë apo ogur i keq. Të vetmet argumente ku shumica binte dakord ishte rezultati. "Të jetë i shpejtë dhe i saktë, sa më shpejt të jetë e mundur, të biem rehat dhe të mbledhim mendjen e kokës". Kjo ka qenë kërkesa e shumicës. Në rast se fiton dhe partia që gjen mbështetje akoma dhe më mirë. Në të kundërt, në rast se dikush do të ndihej i rrezikuar, do të niste lejen e zakonshme, për të përfituar dhe ato mundësi të fundit financiare, për t‘u qetësuar e për të menduar për një alternativë më të mirë punësim, në rast "spastrimi" politik.