Mundësia e Obamës...
Përparimi i të drejtave të njeriut nëpër botë ishte një gur themeli i politikës së jashtme dhe lidershipit amerikan për dekada, deri në sulmet e 11 shtatorit 2001, kundër vendit tonë. Prej asaj kohe, ndërsa amerikanët vazhdonin të përkrahnin lirinë dhe demokracinë, praktikat abuzive të qeverisë sonë kanë minuar luftërat për liri në shumë pjesë të botës. Kur dolën në dritë abuzimet e mëdha në Abu Ghraib dhe Guantanamo, SHBA-ja humbi mantelin e saj si një kampion i të drejtave të njeriut, duke eliminuar aftësinë tonë për të folur në mënyrë të besueshme mbi një temë, për të lënë mënjanë kufizimin ose nxjerrjen e koncesioneve nga tiranët. Tragjikisht kanë pasuar masa shtypëse globale kundër demokracisë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, të cilët tani janë objektiva të abuzimeve.
Përparimi i të drejtave të njeriut dhe demokracisë është se janë të domosdoshme për stabilitetin global dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes përpjekjeve, shpesh heroike, të individëve lokalë, të cilët flasin hapur kundër padrejtësisë dhe shtypjes, përpjekje të cilat SHBA-ja duhet t‘i udhëheqë, e jo t‘i pengojë. Nëse paralajmërimet e hershme të aktivisteve të të drejtave të njeriut do të ishin marrë parasysh dhe do të ishte mobilizuar në kohë diplomacia e fortë dhe ndërhyrja, dhuna e tmerrshme, dhe në disa raste e vazhdueshme në Bosnjë, Ruandë, në rajonin e Darfurit në Sudan dhe në Republikën Demokratike të Kongos, mund të ishin mënjanuar. Të mërkurën festuam 60-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Me një administratë të re dhe me një vizion të ri në Shtëpinë e Bardhë, ne kemi mundësinë për të lëvizur me guxim, për të rivendosur autoritetin moral pas lëvizjes botërore të të drejtave të njeriut.
Por hapi i parë duhet të merret brenda vendit. Presidenti i zgjedhur, Barack Obama, ka premtuar të mbyllë burgun e Guantanamos dhe t‘i japë fund torturës. Kjo mund të realizohet përmes urdhrave ekzekutivë për të mbyllur burgun dhe duke përforcuar ndalimet ekzistuese kundër torturës nga çdo përfaqësues i SHBA-së, duke përfshirë agjentët e FBI-së dhe CIA-s. Ndalimi i fshehtë i njerëzve, ose mbajtja e pakufizuar dhe pa një proces të duhur, duhet të transferohet në gjykatat tona, të cilat kanë treguar kompetencën e tyre ndaj atyre që akuzohen për terrorizëm. Më tej, një komision i pavarur ekspertësh duhet të caktohet për të realizuar një rishikim total të praktikave amerikane të lidhura me arrestimet e pajustifikuara, torturat, burgosjet sekrete, ndalimet e jashtëzakonshme, braktisjen e ligjit të quajtur habeas corpus dhe çështjet e lidhura me to. Duke pranuar para botës se edhe SHBA-ja ka bërë gabime, do të na japë besueshmëri për "një bashkim shumë më perfekt" që na ka hije - një mesazh që do të kishte tingëllim në mbarë botën.
Në vazhdim, këto veprime do të na ndihmojnë neve të rivendosim parimet e vendit tonë dhe t‘u japim guxim të tjerëve jashtë, të cilët duan standarde të larta morale për vetë shoqëritë e tyre. Duke vendosur rregull në shtëpinë e saj, SHBA-ja do të përmirësonte autoritetin e saj moral dhe do të zotërojë jo vetëm kapitalin politik, por edhe kredibilitetin e nevojshëm për t‘u angazhuar në dialog bilateral të hapur, por plot respekt në mbrojtje të të drejtave të njeriut si çështje qendrore për paqen dhe prosperitetin e botës. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën, konferenca vjetore e të cilëve fillon në Qendrën Carter këtë javë, janë duke pritur me padurim administratën Obama. Në Pakistan, ata kërkojnë ndihmën tonë për të rivendosur shtetin e së drejtës që ishte minuar kur SHBA-ja mori anën e Pervez Musharafit, ndërsa ai dobësonte një Gjykatë të Lartë të pavarur.
Mbrojtësit e lëvizjes për demokraci në Egjipt kërkojnë një qëndrim të ashpër të SHBA-së në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe dhënien fund të abuzimeve ndaj kandidatëve politikë të opozitës. Kudo në Lindjen e Mesme ka shpresë se SHBA-ja do të ecë në mënyrë më agresive dhe më të qëndrueshme, për të ndihmuar dhe për të orkestruar një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, objektiv përmes të cilit rajoni mat angazhimin amerikan kundrejt të drejtave të njeriut. Në Republikën Demokratike të Kongos, të rrënuar nga luftërat, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të kërcënuar përditë, shpresojnë se SHBA-ja do t‘u bëjë presion aleatëve të saj në Ruandë dhe Ugandë për të tërhequr mbështetjen e tyre nga forcat e aleatëve të tyre, të cilat vazhdojnë të bëjnë kërdinë atje. Të gjithë bien dakord se SHBA-ja duhet të riingranohet me agjencitë e OKB-së, për të bërë që ky organizëm të pajiset me mjete më efikase për të mbrojtur të drejtat e njeriut, duke e ditur se kjo duhet të jetë një përpjekje globale.
Zona e ndikimit moral të SHBA-së ka qenë gjithnjë e gjerë. Presidenti ynë i ardhshëm ka një mundësi të paprecedent për të udhëhequr përmes shembujve, duke nxitur dhe mbështetur ata të cilët duan të arrijnë lirinë dhe të jetë i ashpër me ata të cilët duan të pengojnë marshimin e lirisë. Të gjithë amerikanët duhet t‘i japin atij mbështetje të plotë.