Universiteti i Athinës po tërheq një miks të rrezikshëm radikalësh
Orët e para të mëngjesit së të shtunës së shkuar, brenda portës së Universitetit Politeknik të Athinës, një duzinë të rinjsh rrinin të ulur në karrige portative përreth një zjarri të madh. Disa të tjerë hynë pak më vonë me filxhanë kafesh në duar. Disa fëmijë romë vërtiteshin përreth të rinjve e mblidhnin shishet e birrës të shpërndara gjithandej. Një prej tyre ndezi cigaren te zjarri.
Shumë prej protestave të dhunshme që janë regjistruar anembanë Athinës gjatë këtyre ditëve të fundit, që nga momenti i vrasjes nga ana e forcave të rendit të një adoleshenti 15-vjeçar, e kanë pasur pikënisjen nga brenda, ose përreth kompleksit të Universitetit Politeknik. Ato janë drejtuar nga një grup anarkistësh, të cilët shpesh kanë pushtuar godinat e tij.
Me mbërritjen e mbrëmjes (diçka që u përsërit për disa ditë), ambientet e Politeknikut, tri ndërtesa neoklasike mes pishave të mbuluara nga vizatime e parulla, u kthyen në skena apokaliptike. Në sheshin qendror të universitetit u ndezën zjarre gjigantë. Në rrugët përreth, të rinjtë që hidhnin shishe të mbushura me benzinë e gurë, përlesheshin me policët që u hidhnin bomba me gaz lotsjellës. Makinat e djegura janë edhe sot rrugëve.
Në një prej rrugëve aty pranë është shkruar "Mos na bëni neve me faj, gurët bënë rikoshetë", shprehje që kërkon të ironizojë me deklaratën zyrtare të policisë, sipas së cilës, plumbi që vrau adoleshentin ishte drejtuar në tokë nga polici, por kishte ndërruar drejtim, duke e goditur për vdekje.
Universiteti Kombëtar Teknik i Athinës, emri zyrtar i atij që në jetën e përditshme njihet si Politekniku, është një prej universiteteve më të rëndësishëm në Greqi, ku shkollohen inxhinierë, arkitektë e shkencëtarë që nga viti 1936. Më pas e zhvendosi kampusin kryesor jashtë qendrës së Athinës në vitet tetëdhjetë, duke lënë aty vetëm fakultetet e Arkitekturës e Inxhinierisë dhe auditorin, që janë kthyer tani edhe epiqendra e pikënisjes së pjesës më të madhe të protestave, që më pas u shtrinë rrugëve të qytetit.
Administrata e universitetit rreket t‘i konsiderojë demonstruesit si miq të paftuar, të cilët kanë abuzuar me qëndrimin në ambientet e universitetit, sa janë kthyer në prani të përhershme. Por protestat e sotme janë diçka tjetër.
"Dikur, deri nja dy vite më parë, ishin vetëm studentë ata që protestonin", thotë Konstantinos Mozuris, rektori i Politeknikut. "Tani janë mbledhur grupe të të gjitha llojeve e ngjyrave - kjo i bën të vështirë të mbahen nën kontroll".
Prej bisedave me njerëzit që takon në ambientet brenda Politeknikut, vëren se aty gjenden një miks i përbërë nga studentë, anarkistë me moshë më të madhe e emigrantë, të cilët protestojnë mbi gjithçka, nga brutaliteti i policisë, te globalizimi, e tek imperializmi amerikan. Sipas rektorit Mozuris, brenda portave të kompleksit strehohen të paktën 50 veta, të cilëve u bashkohen qindra të tjerë çdo mbrëmje.
Pas një ligji për azil politik, i vendosur kur policia shtypi një protestë studentore të zhvilluar në ambientet e Politeknikut kundër juntës ushtarake në vitin 1973, policisë greke i ndalohet hyrja në ambientet nën pronësi të universiteteve, vetëm në rast se kjo kërkohet prej administratorëve të tyre.
Por tani tensionet mes policisë dhe protestuesve janë aq të larta, sa rektori është i mendimit se po të kërkojë ndërhyrjen e policisë veç do t‘i përkeqësojë edhe më tej gjërat. "Nuk besoj se do t‘i kërkojmë policisë të ndërhyjë", thotë. "Druhemi se diçka e tillë do të na shkaktojë dëmtime, ndërkohë që mund të lëndohen edhe njerëz". Gjithashtu ai shpjegoi se krerët e fakulteteve të Inxhinierisë dhe Arkitekturës do të takohen sot me protestuesit për t‘u kërkuar të largohen.
Greqia prej dekadash përballet me një nivel të njëtrajtshëm aktesh të dhunshme. Duke nisur që nga mesi i viteve shtatëdhjetë, grupi terrorist i quajtur "17 Nëntori" - emrin e ka marrë nga protesta për të cilën folëm më lart, zhvilluar në vitin 1973 - vrau të paktën 23 veta në disa sulme, deri kur autoritetet shtetërore greke arritën ta shpërbënin (jo tërësisht) përpara nisjes së Lojërave Olimpike të Athinës në vitin 2004. Vitin e shkuar, një tjetër grup lëshoi një granatë kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë, e cila shkaktoi dëme, por jo viktima.
Lidhur me tensionet, forcat e rendit konsiderohen nga grekët si agresive, ashtu edhe pasive në masë të panevojshme. Megjithëse aktet e fundit të dhunës u ndezën nga plumbi i qëlluar prej një polici, qeveria u ka kërkuar forcave të rendit të mos e përdorin forcën për të shtypur protestat, me qëllim shmangien e përleshjeve edhe më të rënda. Kostoja e dëmeve të shkaktuara prej revoltave që po zhvillohen sot rrugëve të Greqisë vlerësohen të kenë kaluar 1.3 miliardë dollarët. Ndërsa fakti që autoritetet nuk kanë identifikuar dhe arrestuar nxitësit kryesorë e krerët e protestave duken problem vullneti politik.
Pronarët e dyqaneve, përballë portës kryesore të Politeknikut, po pastronin të shtunën copat e xhamave dhe gurët e shumtë. E pyetur se sa kishin të bënin dyqanet dhe pronarët e tyre me vdekjen e adoleshentit një javë më parë, një studente e re e universitetit, pa pranuar të tregonte emrin, tha se ata përfaqësonin "makinën e korporatave".
Protestuesit, ndërkaq, kanë bërë me dije se do t‘i vazhdojnë demonstratat deri në çastin kur polici i akuzuar për vrasjen e adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos, të mos gjykohet e të vihet pas hekurave. Studentja tha se anarkistët zhvillojnë "takime kolektive" në auditorin e universitetit. Organizohen gjithashtu përmes mesazheve nëpër celularë, si dhe përmes siteve në internet, siç është indymedia.org.
Autoritetet greke kanë shpjeguar se aktet e dhunshme janë nxitur prej një grupi radikalësh, të cilëve u referohen si "të njohurit e panjohur". Ky term është "nonsens" për 44-vjeçarin Dimitris Liberopulos, shkrimtar i pavarur dhe simpatizant i anarkistëve, i cili pranon të flasë mbi protestën në një bar pranë zonës ku ndodhet universiteti. Ai sqaroi se autoritetet as që e kanë idenë se cilët janë protestuesit dhe se nuk e kuptojnë dot frustrimin e tyre mbi ndarjet klasore, problemet ekonomike, sistemin e dobët të edukimit dhe korrupsionin e qeverisë.
Mbetet e paqartë nëse anarkistët kanë lidhje me grupet terroriste. Por ekspertët e sigurisë tremben se terroristët mund ta shohin revoltën aktuale si terrenin e përkryer për ndërmarrjen e sulmeve. Dhe, megjithëse, gjatë së dielës Athina ishte në përgjithësi e qetë, priten protesta të reja këtë javë. "Është një proverb", thotë Liberopulos, "luftërat civile nuk mbarojnë kurrë".