E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundet Skënderbeu, tension e barazim në Bilishti-Gramozi

Emocione dhe shumë tension vazhdon të ofrojë Kategoria e Parë e kampionatit shqiptar të futbollit. Një gjë e tillë nuk ka munguar as dje, ku janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 13-të. Sensacionale ka qenë humbja e kryesuesit të padiskutueshëm të ligës inferiore, Skënderbeut, i cili është mundur thellë nga Tërbuni. Takimi mes këtyre dy skuadrave, i luajtur në Pukë, ka përfunduar me rezultatin e pastër 3-0 në favor të vendasve. Ndërkohë, ndeshja e dytë për nga rëndësia, ishte ajo që u luajt në Bilisht, mes vendasve të Bilisht Sport dhe rivalit më të egër të Skënderbeut për titullin kampion të Kategorisë së Parë, Gramozi. Gramshjotët kishin kaluar të parët në avantazh, por goli i barazimit nga vendasit është kontestuar nga Gramozi dhe ndeshja është ndërprerë për disa minuta. Ndërkohë që ka pasur dhunë edhe në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, takimi ka filluar dhe në fund është mbyllur me rezultatin 1-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›