Beja: Fajin e ka senati dhe rektori
Ministri i Arsimit, Fatos Beja, ia ka faturuar shkakun e protestës së studentëve të Politeknikut, senatit dhe rektorit të këtij universiteti. Përmes një letre që Beja i ka dërguar rektorit dhe senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës, i është përgjigjur edhe kërkesës së studentëve të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike në këtë universitet, të cilët
protestuan për të dytën herë radhazi pak ditë më parë. Sipas Bejës, studentët (ai preferoi t‘i quajë një grup) shqetësohen me të drejtë se nuk janë pajisur me diploma dhe se Universiteti Politeknik nuk u ka dhënë mundësinë për të vijuar ciklin e dytë të studimeve. Në letër ministri i Arsimit i referohet një vendimi të Këshillit të Ministrave të një viti më parë që, sipas tij, "saktëson se diplomat e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike të jenë diploma ndërdisiplinore dhe se UPT duhet të përcaktojë fakultetet që do të bëjnë administrimin e këtyre diplomave". Beja ka theksuar se "është detyra juaj dhe e senatit të UPT që të vendosë fakultetin që do të administrojë këto diploma, duke pasur parasysh aftësinë e përmbajtjes së këtyre programeve të studimit me programet e tjera të studimit të ofruara nga universiteti juaj, si dhe modelet e marra nga universitetet e huaja". Ndonëse me disa kohë vonesë, ai ka kërkuar të veprohet me shpejtësi për të zbatuar këtë VKM-në "që është një detyrim ligjor për ju, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesën e drejtë të studentëve për t‘u pajisur me diplomë", shkruan më tej Beja. Për sa i përket programeve të studimit të ciklit të dytë për Inxhinieri Matematike dhe Inxhinieri Fizike, ministri i Arsimit është mjaftuar me shprehjen e keqardhjes për atë që e ka cilësuar "aplikim me shumë vonesë". "Kërkesa juaj ka ardhur në MASH në datën 28.10.2008, ndërkohë që viti akademik kishte filluar, shkruan Beja, duke shtuar se, gjithsesi miratimi i këtyre programeve do të ndjekë procedurat përkatëse ligjore".