Tedi Papavrami: E ftohtë Franca e fëmijërisë sime
Kujtimet e tij duket se janë të lidhura me ndjesitë. Kohë e bukur, aromë e veçantë, klimë mesdhetare, mbresa të thella. Për Tedi Papavramin, mjeshtër i violinës, koha kur ende jetonte në Shqipëri, ishte liri. Përgjegjësitë, ende ishin përtej tij. E kujton shtëpinë. Oborrin, pemët, kafshët që kishin aty. Jetonte së bashku me gjyshërit. Gjyshi, Dr. Papavrami, pati shumë influencë te violinisti. Fati do t‘i caktonte thuajse të njëjtën rrugë, por secili ndoqi pasione të ndryshme, sigurisht në kohë të ndryshme. Gjyshi i tij u largua nga Shqipëria kur ishte 10 vjeç u kthye 34, pasi përfundoi studimet për mjekësi në universitetin e Harvardit dhe në Francë. Fryma në të cilën Tedi u rrit, ishte një botë e mbrojtur disi nga brutaliteti dhe shëmtira komuniste të cilën, gjithsesi, pranon se nuk mund ta shihte me sy kritik.
Me violinën u lidh që i vogël, prej babait, Robertit. Tingujt dhe interpretimi i tij, për Tedin ishin një mrekulli. "I përkisnin pikërisht një bote tjetër të cilën mund ta imagjinoja, ku kishte vetëm gjëra të bukura. Kjo qe përshtypja e parë, por nuk do të thotë se më pëlqente të ushtrohesha", tregon Tedi për të cilin tashmë, violina është një instrument për të transmetuar muzikën. Edhe atëherë, ku ishte ende i vogël muzika ishte kryesorja, por sot, të dyja, violina e muzika janë një për të. "Violina është një mënyrë për ta ndjerë veten më mirë", vazhdon ai. "Nëse nuk do të isha bërë violinist, ndoshta do të isha bërë mjek, mbase do të isha lidhur me gjuhët ose letërsinë. Gjithnjë më kanë interesuar këto fusha. Por mua më intereson muzika, atë e dua dhe violina, është vetëm një mjet për të shprehur muzikën. Është kjo e fundit që më intereson. Për hir të saj, bëj çmos që mjeti të jetë sa më i përsosur", thotë Papavrami.
Violinisti ishte vetëm 11 vjeç qëkur u largua nga Shqipëria në vitin 1982, për të ndjekur studimet në Francë. Sot pas 26 vjetësh, kultura franceze është pjesë "në gjakun tim", është shtëpia e tij. Ai njeh gjithçka aty krahinat, kulturën, mentalitetin, literaturën... Asgjë nuk e bën të ndihet i ndryshëm dhe i huaj. "Por unë kam një kapitull të jetës që ata, francezët nuk e dinë, nuk e kanë provuar", thotë Tedi për të thënë se ndoshta, ky është i vetmi ndryshim mes tij dhe francezëve. Ai ende e kujton mjaft mirë zbritjen në Francë. "Mbërritja qe shumë e vështirë dhe brutale. E ndjeva veten shumë keq, diçka e ftohtë e stërmadhe, një udhëtim pa përgatitje në një botë shumë më moderne, pastaj nuk më linte të qetë edhe ndjenja e përgjegjësisë. Në atë kohë ndieja se fati më kishte përkëdhelur, nuk e dëgjoja shumë veten, por vetëm tani e kuptoj që shkëputja nga fëmijëria dhe jetesa në Shqipëri ishte shumë brutale. Fillimisht ndiente vështrimet kureshtare ta rrethonin. Nuk ishin të shumtë shqiptarët në Francë dhe djali që vinte prej vendit të vogël komunist, ngjallte kureshtje gati-gati të mistershme. "Kishte prej tyre që Shqipërinë e njihnin nëpërmjet librave të Ismail Kadaresë çka i shtynte më shumë drejt meje. Të tjerë ishin simpatizantë komunistë dhe kishin dashamirësi, kishte nga ata që e dinin që atje kishte mungesë lirie dhe kishin gjithashtu dashamirësi. Më prisnin shumë mirë sidoqoftë dhe menjëherë pata në botën muzikës një status të veçantë si talent në moshë të vogël", kujton Tedi Papavrami. Mes kujtimeve e kthimeve prapa në kohë, ai, violinisti nga Shqipëria nuk mund të mos kujtojë edhe një kthim në Shqipëri. Kthimin dhe pritjen nga diktatori Enver Hoxha. Tedi kujton se ai fliste ngadalë. Kishte zë "babaxhan", madje dikur i foli edhe në frëngjisht. "Me sa më kujtohet përmbajtja e bisedës sonë, nuk ishte shumë e veçantë. Ai më pyeti si shkonin studimet. U gëzova mbi të gjitha, sepse më bëri të ditur se mamaja ime do të vinte pas pak që të jetonte në Francë me mua gjatë studimeve. E dija që fjala e tij nuk kishte kthim mbrapsht dhe u gëzova", thotë Tedi. Në shtator 1982, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë ku studion pranë "Conservatoire National Superieur de Musique" në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin "Rodolfo Lipitzer" në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet "Çmimin e Parë" të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës. Që nga ajo kohë, ka arritur shumë. Ka shkelur në shumë skena të mëdha në vende të ndryshme të botës. Por nuk i humbi lidhjet me Shqipërinë. Herë pas here kthehet dhe interpreton në vendin e tij. E shikon Shqipërinë si një vend në kërkim, e ndoshta do t‘i duhet pak kohë për të mbërritur ku duhet. Në kërkim është edhe ai vetë. Deri në këtë pikë të karrierës së tij, ai nuk i është kushtuar vetëm violinës, ka përkthyer, por edhe ka aktruar. Kadarenë e ka përcjellë në gjuhën franceze. E nuk ka qenë e thjeshtë. "Vështirësitë më të mëdha në përkthim kanë të bëjnë me shprehje që reflektojnë kulturën e një populli, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me të Francës. Megjithatë, ka gjithmonë mundësi për të gjetur zgjidhje. Kadareja ka krijuar në letërsi një nga veprat më të forta të epokës së vet dhe kjo në një plan botëror. Nuk jam as i pari, as i fundit që e them. Vendi ku shoh më tepër kritika ose mosbesim për këtë është Shqipëria", komenton ai. Ndërkaq, eksperiencën në kinematografi, e shikon si interesante, por vetëm kaq. Jeta e tij duket e bukur dhe e mbushur. Ka në krahë një bashkëshorte që e do, ndjek rregullisht studimet për violinë, vazhdon të përkthejë, bën rregullisht sport. I pëlqen gjuetia. Është një pasion që e kam trashëguar nga babai. Fatkeqësisht nuk jetoj në një rreth ku gjahu i shpendëve praktikohet shumë", tregon Tedi, i cili nga ky vit është emëruar profesor violine në konservatorin superior të Gjenevës. Atij i pëlqen t‘u transmetojë nxënësve ato që atij vetë i kanë mësuar. Kinemanë e do, letërsinë gjithashtu, por më e rëndësishmja, vazhdon të jetë përherë i pranishëm për publikun me koncertet e tij. Jeta e tij është gjithnjë e mbushur. Është bashkëshort, por ende baba. Thotë se ende nuk e ndien nevojën e një fëmije edhe pse i pëlqen ideja e përçimit të gjakut dhe e transmetimit të edukatës. Me time shoqe, nuk jemi aq entuziastë për jetën sa të ftojmë dikë që nuk gjendet tashmë brenda saj", shprehet ai. Por një gjë është e sigurt. Tedi Papavrami asnjëherë nuk është penduar që i është kushtuar violinës me gjithë vështirësitë dhe presionin që profesioni i tij ka. Ai e di se tashmë është një njeri i njohur, në mos nëpër botë, Shqipëria e tij e do dhe e vlerëson. "Fama ime në botën e muzikës klasike është relative. Shqipëria është vend i vogël dhe ku individë si unë janë të njohur edhe nga njerëz që nuk dëgjojnë muzikë klasike. Në Francë ose në vende të tjera, si shumica e kolegëve të mi, jashtë botës së kësaj muzike ne jemi po aq anonimë sa çdo njeri", thotë violinisti, i cili, megjithatë, e kujton mjaft mirë çastin kur e njohën për herë të parë. "E ndjeva veten të njohur kur isha 12 vjeç. Ndodhesha në Shqipëri gjatë pushimeve, në një fshat të Shkodrës. Më ishte shpuar goma e biçikletës dhe ai që e riparoi më tha se e dinte kush isha. Por ndjesia e të qenit i famshëm nuk më shoqëron, për fat të mirë, ndryshe do të ishte qesharake".