E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundje: Vlonjatët e tapetit, premtim për të ardhmen

Ekipi i Flamurtarit u shpall pak ditë më parë nënkampion i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Mundjes Klasike për Të Rritur, ndërkohë që Leonard Zeneli fitoi titullin e kampionit. Trajneri i këtij ekipi, Glodian Haxhiraj, tha dje se "në këtë veprimtari, mundësit vlonjatë fituan edhe dy vende të dyta, si dhe një të tretë". Sipas tij, këto rezultate janë rrjedhojë e përgatitjes dhe e mbështetjes që jep pushteti lokal për zhvillimin e këtij sporti.
"Kemi gjetur mbështetjen e duhur financiare dhe morale, gjë që na ka krijuar kushtet e duhura për zhvillimin e stërvitjes cilësore", - nënvizoi Haxhiraj, katër herë "kampion kombëtar" për të rritur. Në radhët e skuadrës së Flamurtarit ka mjaft sportistë me përvojë, si dhe talente të reja, që synojnë objektiva të mëdha. Drejtuesit po sjellin në radhët e ekipit elementë të rinj, me parametra të spikatur për t'u bërë mundës të talentuar. Por, trajneri Haxhiraj thotë se duhet një vëmendje më e madhe ndaj ekipeve zinxhir, gjë që do të krijonte lidhjen e duhur mes mundësve të të gjithë brezave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›