Totenhemi, vjen fitorja e parë në 20 vjet kundër Çelsit

Fitorja e parë e Totenhemit në kampionat në këto 20 vitet e fundit, dje në fushën e vet ndaj Celsit, nuk ishte një surprizë për Robi Kinin, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer në "Uajt Hart Lejn". Madje irlandezi pret që skuadra e tij të ndjehet edhe më e sigurt në vetvete pas asaj fitoreje 1-0 ndaj "bluve" londinezë, të cilët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi kapiteni Xhon Terri mori kartonin e dytë të verdhë dhe u ndëshkua me karton të kuq. "Përpara kësaj ndeshjeje, ne kishim një parandjenjë se kjo e sotmja ishte dita jonë dhe mendoj se merituam fitoren", - deklaroi sulmuesin i Totenhemit, duke folur dje pas ndeshjes për rrjetin televiziv "Sky Sports".
"Ne kemi shumë nevojë të ngjisim shkallët e renditjes, por, arritja e një fitoreje kundër Celsit ishte vecanërisht e ëmbël, -shtoi ai. - Djemtë treguam mjaft karakter, sidomos pas një ndeshjeje të vështirë, sic ishte ajo e së enjtes në Kupën UEFA. Skuadra shpalosi një enegji të pashtershme, deri në fund të ndeshjes, prandaj që mund të them vetëm fjalët më të mira për ta." Robi Kin i rezervoi një lëvdatë të vecantë shokut të tij të skuadrës, të riut Aron Lenon, i cili shënoi golin e fitores për Totenhemin. "Me Aronin është kënaqësi të luash, pasi ai ka një talent të konsiderueshëm dhe Anglia është me shumë fat që ka një lojtar të tillë", - tha irlandezi i Totenhemit.
"Të mundësh një skuadër si Celsi, me gjithë ato yje që ka në përbërje, kjo do të na japë neve një besim edhe më të madh në vetvete, - vijoi ai më tej. - Ne kemi luajtur mirë kohët e fundit, por, gjithsesi, na duhej një rezultat si ky, për të mundur të tjera skuadra të mëdha."