E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e energjisë, Vaqarr 15 biznese rrezikojnë falimentimin

Mungesa e energjisë elektrike prej gati dy javësh ka bllokuar punën e 15 bizneseve në zonën industrial në Prush të Vaqarrit, duke i çuar ato drejt rrezikut të falimentimit.
 

Biznesmenët deklarojnë se prej dy javësh punojnë me gjenerator por kostot janë tepër të larta dhe nuk mund t`i përballojnë dot.
 

Ata shtojnë se për mungesën e vazhdueshme të energjisë kanë lajmëruar edhe pushtetin vendor si dhe CEZ-in por ende nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›