E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i ekspertëve të BB-së konferencë në Tiranë

Grupi i ekspertëve të Bankës Botërore të cilët kanë vizituar Shqipërinë këtë javë do të japin sot një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje rreth takimeve me antarët e qeverisë shqiptare, për zgjerimin e mbështetjes dhe për reformat ekonomike.
 

Ndërkohë disa ditë më parë në një raport të saj Banka Botërore theksoi se është e angazhuar me qeverinë në përgatitjen e një kredie për mbështetjen e politikave të zhvillimit që lidhen me qeverisjen dhe konkurrueshmërinë, e cila mund të përdorë financime shtesë për të forcuar programin e reformave ekonomike.
 

Qeveria e Shqipërisë do të jetë gjithashtu në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të reduktuar dobësitë fiskale dhe për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makroekonimik për vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Aktualisht, Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›