E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Borxhi publik i Shqipërisë ndër më të lartët në rajon

Banka Botërore ka deklaruar sot se borxhi publik i Shqipërisë është ndër më të lartët e vendeve të rajonit. Një nga specialistët e BB-së që vizituan vendin tonë, Ron Hood ka theksuar niveli i borxhit është shqetësues ndërsa ka bërë thirrje për marrjen e masave për uljen e tij.
 

BB-ja thekson gjithashtu se një ndikim të madh në ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendin tonë është edhe ulja e remitancave ndërsa shton se kjo rritje për vitin 2012 do të kapë shifrën e 2 përqindëshit.
 

Ndërsa ka përsëritur gatishmërinë e saj për të ndihmuar vendin tone BB-ja ka këshilluar të bëhet kujdes për ruajtjen e rritjes ekonomike, pavarësisht rreziqeve të jashtëm. Ajo ka theksuar se fokusi për këtë vit do të jetë ndihma për të zbutur efektin e krizës ndërsa ka shtuar se do të rrisë ndihmë financiare për vendin tonë që për këtë vit do të jetë 40 milionë dollarë.

Gjithashtu BB-ja ka garantuar ndihmën për qeverinë shqiptare për hartimin e reformës së pensioneve, asistencë për ndryshimin e ligjit për ndihmën sociale dhe për forcimin dhe zhvillimin e reformave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›