Masakroi priftin spanjoll, kerkon ulje denimi
Tirane - Vrasja e nje prifti spanjoll pas nje lidhjeje teteshe me litar nga nje ish-komando qe tashme gjendet i denuar, rikthehet perseri ne vemendjen e gjyqesorit. Nje prej te denuarve, Edmond Llagami, i akuzuar per vrasjen e Joakim Bernard, tete vjet me pare, i kerkon Gjykates se Tiranes ulje denimi ne masen tre muaj. Llagami u arrestua ne vitin 2003, si i akuzuar i dyte per vrasjen e priftit spanjoll, i cili u gjet i mbytur dhe i lidhur me litar ne banesen e tij. 30-vjecari u akuzua se ne bashkepunim me shtetasin Eduard Keci, ish-komando, jane autore te vrasjes se spanjollit Joakim Bernard, me 8 gusht te vitit 2000 ne Tirane. Kater vjet pas shpalljes se vendimit me mbi 20 vjet burg, i denuari Llagami kerkon ne Gjykaten e Tiranes qe te perfitoje ulje te 3 muajve nga vitet e denimit qe i kane mbetur.
R.C
R.C