E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet superhajduti, bastiste shtepi ne ndertim

Tirane- Nje 23 vjecar i dyshuar si superhajdut eshte arrestuar diten e djeshme nga agjentet e komisariatit nr. 1 te Tiranes, nderkohe qe dyshohet se preh e sulmit te tij ka rene edhe banesa ne ndertim e kreut te KESH-it, Gjergj Bojaxhi. Demir Mema, i denuar me pare per vjedhje dhe armembajtje pa leje, u ndalua ne flagrance rreth ores 21:00 te se merkures, ne tentative per te vjedhur dy banesa ne ndertim e siper, ne komunen Farke e Madhe. Por gjate hetimeve qe ka kryer policia mesohet se 23 vjecari dyshohet edhe per vjedhjen e baneses se zyrtarit te larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›