E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni i pyllezimit, mbillen 5 mije fidane

Ndermarrja e Pyje-Kullotave ne rrethin e Gjirokastres i eshte bashkangjitur iniciativave te marra nga grupe te ndryshme shoqerore per mbjelljen e fidaneve te rinj ne kete sezon pyllezimi. Gjate sezonit te pyllezimit te ketij viti, nga ky staf jane mbjelle rreth 5 mije fidane te rinj, si dhe eshte punuar per riperteritjen e siperfaqeve pyjore te shkrumbuara nga zjarret e veres se kaluar. Sipas drejtoreshes Shero Rabi, jane rreth 23 ha pyje te pershkruar nga zjarret, te cilat gjate diteve te fundit jane bere objekt i punes se specialisteve te pyjeve ne Gjirokaster. Kjo ndermarrje ka gjetur edhe mbeshtetjen e pushtetit vendor ne komunat e rrethit per zgjerimin e siperfaqeve te pyjeve. Nje vemendje te vecante, specialistet e pyjeve i kane kushtuar edhe mbeshtetjes se iniciativave te ndryshme per krijimin e mjediseve te gjelbra ne zonen historike te qytetit te Gjirokastres. Nismat per mbjelljen e fidaneve te rinj pritet te vazhdojne deri ne perfundim te ketij sezoni pyllezimi.
B. Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›