Pacientet e QSUT, sherim me ilace "skarco"
Sonila Isaku
Ilacet, qe do te perdoren ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", tashme do te jene nga me te lirat. Ky vendim eshte marre nga Drejtoria e QSUT-se per te rritur numrin e medikamenteve, per te mbuluar me shume persona. I gjithe ky ndryshim ka ardhur per shkak se fondet, qe i jane vene ne dispozicion ketij institucioni, jane te pamjaftueshme. Per te permbushur nevojen, drejtoria e ketij institucioni ka gjetur nje tjeter zgjidhje, ate te eliminimit te medikamenteve te shtrenjta dhe ne vend te tyre medikamente me cmim me te lire.
Pikerisht per te shmangur nje krize te mundshme te mungeses se ilaceve, kreu i QSUT-se shpjegon se do te nderhyhet ne listen e medikamenteve baze qe u jane ofruar gjate vitit te kaluar pacienteve. "Duke pare se cilat jane mundesite tona, atehere une kam urdheruar specialistet dhe ata te farmacise qe te rishikojne listen. Kete vit, per te gjithe pacientet e QSUT-se, do te ofrohen medikamentet me te lira per te gjithe nevojat baze", ka pohuar pak dite me pare drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Sipas tij, lista e medikamenteve eshte kthyer per rishikim deges se farmacine, ne menyre qe te rishikojne cmimet dhe barnat alternative. "Kjo nderhyrje po behet ne menyre qe te ofrojme keshtu te gjitha ilacet per masen e pacienteve, megjithese me te lirat, pasi kaq e kemi buxhetin. Per ata qe kerkojne luksin e sherbimeve, ka alternativa te tjera", ka sqaruar Pepa.
Medikamentet, qe do te marrin pacientet e QSUT-se, do te jene me te liret, qe sigurisht nuk eshte me cilesorja. Nga kjo nderhyrje ne listen e ilaceve nuk kane shpetuar as citostatiket. Sipas drejtorit te QSUT-se, fondi per citostatiket kete vit eshte 350 milione leke dhe mbulon rreth 300 paciente. "Nje vit me pare rimbursohej nje ampule qe kushtonte 900 mije leke te vjetra, por me parate qe ne kemi ne dispozicion mund te mjekojme vetem 100 paciente, kur kane nevoje 300 te tille. Atehere, kete vit do te rimbursohet alternativa me e lire, ne menyre qe te mbulohen te gjithe ata qe kane nevoje", ka theksuar Pepa. Te gjitha keto blerje do te jene me ane te tendereve dhe do te perzgjidhet ajo firme, e cila ofron cmimin me te ulet. Por, nga ana tjeter drejtoria eshte e detyruar qe te bleje edhe medikamente te shtrenjta, per vete faksin se ato jane unike dhe nuk ka kopje te tyre.
Kriza e nje viti me pare
Mungesa e shume ilaceve dhe pajisjeve mjekesore gjate vitit te kaluar, ka detyruar drejtuesit e qendres me te madhe spitalore ne vend te bejne ndryshimet ne listen e barnave. Ne gjashtemujorin e dyte te 2007-es, QSUT kaloi nje krize te plote te medikamenteve, por edhe te pajisjeve baze. Keshtu, pacientet ishin te detyruar te blinin qe nga fashat, leokoplastet dhe deri te medikamentet me te domosdoshme. Kurse, per sa u perket medikamenteve te shtrenjta, asnje prej pacienteve nuk mundej t'i siguronte ose t'i perfitonte falas nga pavijoni, ashtu sic parashikohet ne ligjin shqiptar. Kane qene ndihmat amerikane dhe nje shtese ne buxhet, qe kane bere te mundur sigurimin e barnave kryesore.