AKIP anketë kundër importit të mbetjeve në Shqipëri

Aleanca kundër importit të plehrave vazhdon betejat kundër lejimit të importit të mbetjeve në Shqipëri.Me anë të një ankete të realizuar në qendrat urbane në Shqipëri u arrit në përfundimin se 78.4 përqind e të intervistuarve ishin kundër këtij ligji. Përfaqësuesi i këtij studimi Ermal Çela ndër të tjera u shpreh se qytetarët shqiptarë kërkonin realizimin e një referendumi me anë të cilit të vendosej në lidhje me lejimin ose ndalimin e importit të plehrave.
Për realizimin e kësaj ankete janë intervistuar rreth 600 familje në zonat urbane të vendit. Një tjetër gjetje interesante e kësaj ankete ishte edhe informimi i qytetarve në lidhje me këtë çështje ku 83.2 përqind ishin mjaft të informuar për ligjin e menaxhimit të mbetjeve.