Banesat sociale në Shkozë ende boshe
-m.jpg)
Kur kanë kaluar 8 muaj nga afati i dorëzimit, banesat sociale në Shkozë janë ende të shkreta, ndërsa ata që mund të përfitojnë janë ende të pastrehë. Brenda këtij blloku banesash gjejnë vetëm punonjësit e firmave kontraktuese të cilët bëjnë instalimet e fundit dhe rojet që ruajnë këto godina boshe. Ndërsa për hyrjet asnjë prej familjeve aplikuese nuk ka marrë çelsat.
Ndërtimi i këtyre 385 banesave sociale e ardhur si nevojë e numrit të lartë të aplikuesve të pastrehë pritet tu vij në dobi 1300 qytetarëve. Por këto dosje ende nuk janë shqyrtuar nga administrata aktuale e bashkisë. Të kontaktuar, burimet zyrtare të Bashkisë së Tiranës thonë se do të nisë së shpjeti shqyrtimi i këtyre dosjeve e do të bëhet shpërndarja e përfituesve për këto banesa. Bashkia tashmë ka 700 dosje të të pastrehëve për të shqyrtuar ndërkohë që në sektorin e shërbimit social vazhdojnë të dorëzohen dosje te tjera nga qytetarët.