E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Parlamenti Evropian (PE) shpreh shqetësim serioz për situatën në veri të Kosovës dhe për dhunën e shfaqur atje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

“Vetëm zgjidhjet përmes negociatave të Prishtinës dhe Beogradit mund të shmangin tensionet në aspektin afatgjatë”, thuhet në fillimin e Rezolutës për “integrimin evropian të Serbisë”, që do të diskutohet të enjten nga Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së.

Në këtë dokument PE mirëpret marrëveshjet e arritura deri tani, duke ftuar qeverinë e Serbisë që t`i zbatojë plotësisht dhe pa vonesë ato.

Në dokument, transmeton Beta, mirëpriten edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për domosdoshmërinë e heqjes së barrikadave. PE kërkon lirinë e lirë të lëvizjes së personave, të ideve dhe të kapitalit, si vlera kryesore të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›