“Mungesa e muzikalitetit dhe ngjyrave nuk është patologji”
Gjatë procesit të edukimit artistik, atij muzikorë e pamorë, specialistët janë ndeshur shpesh me mungesën e “dëgjimit muzikor” dhe “muzikalitetit” dhe me mungesën e “ndjeshmërisë së ngjyrave” që janë “paaftësi” të përkohshme dhe mund të përmirësohen. Nga eksperienca vijmë në konkluzionin se të dyja këto “paaftësi”, nëse përpunohen me kujdes përmirësohen dhe në shumë raste këto “individë”, bile kanë bërë “art të vërtetë”, pavarësisht paaftësisë së tyre fillestare. Procesi i përmirësimit të mungesës së “veshit muzikor”, “muzikalitetit” dhe “ndjeshmërisë së ngjyrave” është i lidhur gjithashtu edhe me “shqisa të tjera” dhe “elementë para-psikologjikë”. Për shembull, me ndihmën e elementëve para-psikologjikë, kemi disa raste që muzikantë të shurdhër, lozin muzikë, bile vepra të vështira, p.sh., një simfoni të tërë, siç është rasti i një timpanistje skoceze, e cila i dëgjon tingujt dhe ritmin me dridhje duke shfrytëzuar ndjeshmëritë vibrative. Ajo e intonon instrumentin me anë të lëkundjeve valore. Gjithashtu individë të verbër, të cilët asnjëherë në jetën e tyre nuk i kanë parë ngjyrat, i përdorin ato shumë mirë, falë “ndjeshmërisë së shqisave të tjera” që kanë të bëjnë gjithashtu me “elementë para-psikologjikë”. Prandaj mund të themi se muzika nuk dëgjohet e luhet vetëm nëpërmjet “shqisave dëgjimore”, dhe piktura e zhvillimi i ngjyrave nuk bëhet gjithmonë nëpërmjet “shqisave pamore”. Krahas elementëve “bazikë” dëgjimorë e pamorë, funksionojnë edhe shqisa të tjera të individëve të ndryshëm, të cilat ndihmojnë në krijimin dhe shijimin e muzikës dhe pikturës.
Kështu që pragmatizmi i të mësuarit të artit dhe thënia 1 për qind talent dhe 99 për qind punë, arrin rezultate të mira, në të shumtën e rasteve pa anashkaluar “aftësitë e lindura” të cilat janë elementë “bazikë” të padiskutueshëm gjenetikë e social-kulturorë për të bërë art. Në këtë kontekst thënia: “Praktika e bën mjeshtrin” është me vend.
Po si në të gjitha fushat e zhvillimit të “intelektit dhe aftësive” njerëzore gjërat e fenomenet nuk janë të “prera me thikë”. Prandaj nuk mund të themi prerazi se cila teori e të bërit art është përfundimtare.
“Të ushtruarit apo talenti”
Por një gjë tashmë është e provuar nga eksperienca dhe shkenca e muzikës dhe e arteve pamore se mungesa e veshit muzikor dhe “muzikaliteti” dhe mungesa e “ndijimit të ngjyrave” nuk janë “patologji” dhe mund të përmirësohen e çohen përpara deri në profesionalizëm.
1. “Muzika dhe shëndeti”; Albana Sopa 2005, fq. 33
Mungesa e veshit muzikor dhe e ngjyrave nuk ka të bëjë me ndonjë “patologji” të individit. Ajo mund të konsiderohet si një “handikap”, “paaftësi” e përkohshme, por nuk mund të konsiderohet si një problem pariparueshëm. Ndoshta pa dashje, por si pasojë e eksperiencave tona shpesh jemi shprehur se “veshi muzikor” ose muzikaliteti punohen dhe përmirësohen tek individët e ndryshëm. I njëjti fenomen ngjet edhe me ngjyrat. Edhe mungesa e ngjyrave tek individë të ndryshëm mund të punohet dhe përmirësohet. Ky fenomen është në të shumtën e rasteve i lidhur me perceptimin, mendimin dhe kulturën dhe mosfunksionimin e ndonjë aparati shqisor. Sipas Jungut dhe eksperiencës, arketipat njerëzorë i kanë të gjitha tingujt, ngjyrat, format, ritmet, konceptin e harmonisë, polifonisë, perspektivën të
fshehura në pavetëdijen individuale dhe kolektive. Tek të shumë të sëmurë me çrregullime mendore, veshi muzikor dhe ngjyrat ngelin të paprekura, pavarësisht çrregullimit. Bile ato mund të përpunohen dhe çohen më përpara. Në të shumtën rasteve, këto kategori me çrregullime të ndryshme arrijnë të krijojnë art të mirëfilltë si pasojë e aftësive të tyre në momentet e normalitetit. Ky art merr vlera estetike dhe në të shumtën e rasteve shërben edhe si kurë për të
përmirësuar çrregullimet e tyre. Së bashku me ngjyrat dhe tingujt edhe institucioni i gjuhës, ka aftësi të ruajë të paprekura, gjuhë të huaja të mësuara në kohën e normalitetit. Ky shembull tregon se edhe “aftësitë gjuhësore”, ose mungesa e tyre, sikur aftësitë dëgjimore, muzikaliteti dhe aftësitë pamore, nuk janë “patologji”. Sipas Jakobit, mungesa e muzikalitetit nuk mund të patologjizohet, por është diçka bllokuese që zë vend ndërmjet “pacientit” ose individit dhe muzikalitetit të tij. I njëjti fenomen, pak a shumë ngjet edhe me ngjyrat. Mungesa e tyre ose “ekspresiviteti i ngjyrave”, nuk janë patologji, por diçka “bllokuese”, ndërmjet pacientit, individit dhe ngjyrave të tij, gjithmonë sipas teorisë së Jakobit për mungesën e “muzikalitetit”. Jakobi ndeshi tek një aparat shqisor që nuk funksiononte ose përdorej gabim, prandaj ndodhë edhe “mungesa e muzikalitetit”. Gjithashtu, një aparat shqisor që nuk funksionon ose përdoret gabim, sjell edhe mungesën e ngjyrave dhe “ndjeshmërisë” së tyre.
Pra kemi të bëjmë me përdorim të gabuar të elementëve receptivo-perceptiv. Tek shumë individë ndeshemi me mungesën e veshit muzikor, me mungesën e melodisë, të paftë për të kënduar në grup, por të gjitha këto mungesa mund të
përmirësohen dhe kur arrihet të “neutralizohen” efektet negative që barten nga fëmijëria ose nga ambienti shoqëror që i rrethon, kur disiplinohen cilësitë e sjelljes dhe shprehjes tek shqisa që nuk funksionon ose përdoret gabim, dhe bëhen detyrat e ngarkuara nga
2. Jakobi dhe terapia e muzikës; Elena Fritzthum fq 60, 2003
3. Heinrich Jakobi (1889-1964); terapist muzike. Jakobi ishte çifut dhe la Gjermaninë në 1933.
Specialisti me qëllim për të ndihmuar “paaftësinë” e tyre, veshi muzikor përmirësohet gjithashtu edhe ngjyrat marrin jetë. I njëjti proces ndodh edhe me ngjyrat të cilat mund të përmirësohen duke ndjekur të njëjtën rrugë si me veshin muzikor, por nëse tingujt merren me anë të veshëve ngjyrat
kanë të bëjnë me perceptimin vizual. Nga eksperienca e përditshme, ka mjaft raste kur individë me pak vesh muzikorë ose muzikalitet, ose me mungesën e ndjeshmërisë së ngjyrave dhe formave, falë intelektit, memories dhe studimit kanë përparuar më shumë se ato me aftësi dëgjuese e muzikalitet maksimal dhe i kanë ndjerë ngjyrat e format nëpërmjet ushtrimit më mirë se ato që nuk i kanë pasur këto çrregullime në fillim të “studimit”. Gjithashtu në këtë proces loz gjithmonë rol të rëndësishëm edhe përmirësimi i aparatit shqisor që nuk ka funksionuar ose është përdorur keq. Krahas këtyre elementëve rol të rëndësishëm lozin edhe faktorët ambientalë, kulturorë, socialë-ekonomikë dhe zhvillues. Teoritë amerikane të të mësuarit të artit iu drejtohen më shumë pragmatizmit dhe racionalitetit dhe përmirësimit të teknikave të të mësuarit. Në pavetëdijen individuale dhe kolektive, janë ruajtur përvojat individuale të njerëzve në shekuj. “E pavetëdijshmja kolektive formon përvojat tona si një shtrat i lumit të shtjerrë, të tharë të cilit, pas një stuhie, i jep formë uji që rrjedh”.
4. Në këtë kontekst, mungesa e veshit dhe e ngjyrave nuk mund të konsiderohet “patologji”, pasi ato ekzistojnë në pavetëdijen individuale e kolektive dhe gjinden të fshehura tek çdo individ ose grup shoqëror dhe mund të përmirësohen i rëndësishëm ngelet fakti i konstatimit të këtyre aftësive dhe nxjerrja e tyre në vetëdije që tek disa individë ekzistojnë ose kanë dalë “pavetëdijshëm”. Kurse sipas Hornit, janë ndikimet social-kulturore shumë të rëndësishme për të krijimin e personalitetit dhe në rastin e mungesës së veshit dhe ngjyrave ato kanë një rol të rëndësishëm.
* Pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkoder