Patriotizmi pragmatik
Nëse ka ndonjë një gjë me të cilën qeveria Berisha mund të justifikojë besimin e shqiptarëve, ato janë pa dyshim rrugët. Vizita e Kryeministrit dje në jug të vendit dhe përqendrimi i saj në ndërtimin e rrugëve, është njëherazi edhe përgjigja më e mirë ndaj akuzave për dështim të qeverisë, të kundërshtarit, jo vetëm politik të saj.
Askush nuk do ta besonte se në një kohë kaq të shkurtër Shqipëria mund të lidhej me rrugë me standarde bashkëkohore nga jugu në veri. Dua të përqendrohemi tek rrugët e jugut, sidomos tek ajo e bregdetit, pasi rëndësia e saj i tejkalon efektet ekonomike të cituara edhe nga Kryeministri në vizitën e djeshme ne këtë zonë. E kam theksuar edhe herë të tjera rëndësinë më shumë se ekonomike të ndërtimit të kësaj rruge në një zonë me natyrë tejet specifike. Aspekti ekonomik është natyrisht më kryesori, por paralel me të realizohen edhe efekte të tjera mbi të cilat mbizotëron ai patriotik. Zona në fjalë është bërë shpeshherë pjesë e debateve, retorikave, incidenteve dhe spekulimeve politiko-mediatike me sfond të pastër antishqiptar. Për këtë është shfrytëzuar së pari pamundësia ekonomike e banorëve të një prej zonave më të pasura të vendit për shkak të mungesës së infrastrukturës në mënyrë të veçantë të rrugëve. Kush ka kaluar këtë verë në rrugën Vlorë – Sarandë, ka pasur mundësinë ta prekë, shikojë e ndiejë ndryshimin. Megjithëse ende një kantier ndërtimi, efektet e rrugës kanë filluar të ndihen kudo: në qarkullim, në investimet private dhe në mënyrë të veçantë në forcimin e lidhjeve të gjithanshme të kësaj zone të izoluar me pjesët e tjera të vendit. Kur theksoj efektin patriotik të kësaj rruge, e kam fjalën tek impakti pragmatik, i cili është shfrytëzuar deri tani për qëllime të mbrapshta antishqiptare.
Zhvillimi i zonës, duke filluar me rrugën, është pa dyshim një meritë e veçantë e kësaj qeverie dhe pritja e shkëlqyer nga banorët e zonës e Kryeministrit Berisha flet vet.
Kontestimi i pasivitetit të qeverisë ndaj provokimeve politiko-mediatike të herëpashershme antishqiptare në ketë zonë ka marrë gjithashtu një përgjigje të veçantë. Nuk ka reagim më të mirë e më të qartë sesa perspektiva e zhvillimit që qeveria u ka afruar banorëve të kësaj zone përballë tendencave konfilktuale të retorikës shoviniste mbas së cilës kapen shpeshherë opozita dhe mediat. Kjo lloj politike është kuptuar më mirë nga të gjithë banorët e zonës, që falë zgjuarsisë së tyre natyrale, arrijnë ta dallojnë ndryshimin mes asaj çfarë u ofron qeveria me rrugën dhe perspektivën e zhvillimit dhe konfliktin që u ofrojnë të tjerët në këmbim të një vize apo të një lëmoshe që quhet pension.
Opozita e majtë është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme ta monopolizojë situatën elektorale në jug të Shqipërisë gjë që disa herë ia ka arritur zyrtarisht , falë dhunës dhe mashtrimit. Mirëpo aktualisht politika e saj në këtë zonë duket e diskretituar përballë realitetit me të cilin qytetarët përballen çdo ditë. Për tetë vjet zona në fjalë u transformua nga e majta në një zonë të inkriminuar për shkak të qëndrimit këtu të trafiqeve të drogës armëve dhe klandestinëve. Kjo ishte një nga arsyet përse qeveritë e majta nuk hodhën as një lopatë zhavorr në këtë rrugë duke garantuar izolimin aq të domosdoshëm për të favorizuar aktivitetet kriminale.
Tani çdokush me arsye normale mund ta bëjë vetë krahasimin me ato që ofruan e majta dhe e djathta gjatë qeverisjeve të tyre në këtë zonë. Përfundimisht, mund të them se efekti patriotik i rrugëve të jugut është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për vetë qeverinë. Mendoj se në kohën ku jetojmë, patriotizmi pragmatik është përgjigjja më e efektshme ndaj çdo përpjekjeje për konflikt e tension dhe qeveria shqiptare po e përdor më së miri këtë mundësi të saj. Dua të biem dakord se rruga Vlorë - Sarandë dhe krejt perspektiva e zhvillimit që qeveria i ka ofruar kësaj zone, është pa dyshim zgjidhja më e mirë për të gjitha problemet, në mënyrë të veçantë aspektin patriotik.