Paradoksi, cirk deri në 65 vjeç
Cirku i Tiranës po kalon një periudhë të vështirë tranzicioni. Institucioni pranë Qendrës Kulturore Tiranë vuan problemin e jetëgjatësisë së pensionit të aktorëve. Përpos shumë problemeve të tjera që i kanosen çdo ditë e më shumë, një prej shqetësimeve më të mëdha siç duket ende nuk ka gjetur rrugën e zgjidhjes. Mosha e përshtatshme kur akrobatët duhet të dalin në pension. Sipas një ligji të akorduar nga instancat shtetërore çdo artist që është anëtar i Cirkut të Tiranës duhet të dalë në pension në moshën 65 vjeç. Nëse në institucione të tjera të fushave të ndryshme, çdo anëtar i saj është i detyruar të lirojë vendin e punës në moshën 45 vjeç për femrat dhe 50 vjeç për meshkujt dhe t’i nënshtrohet një pagese të caktuara mujore të siguruara nga shteti, për Cirkun e Tiranës nuk funksion e njëjta procedurë.
65 vjet punë dhe pasion
Pas shumë vitesh eksperiencë pune në arenën e një ambienti të tillë nuk është pasioni apo dëshira e shfrenuar e akrobatëve për një jetë të “gjatë” në punë. Aktualisht gjithsej janë 26 anëtarë akrobatë të niveleve të ndryshme. Edhe pse çdo njëri prej tyre tashmë i ka kaluar të 40-at, nuk janë në gjendje të lënë pas skenën ku janë formuar prej kaq vitesh. Cirku në fjalë është nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe kohë më parë, instancat qeverisëse kanë miratuar ligjin për jetëgjatësinë e punës së një akrobati, apo thënë ndryshe çështjen e pensioneve. Ata kanë vendosur që mosha mesatare më normale do të jetë mosha 60 vjeç për femrat dhe 65 për meshkujt. Problemi ka pasur një impakt të gjerë tek stafi përbërës, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre prej shumë kohësh në pothuajse të gjitha mënyrat e mundshme. Në ketë mënyrë, edhe Udhëheqësi Artistik i Cirkut pranë Qendrës Kulturore të Tiranës, Fatos Roshi, tregon për “standard” shkaqet dhe pasojat e këtij fakti. “Problemi kryesor në të gjithë historinë e Cirkut të Tiranës është problemi i jetëgjatësisë së punës apo siç njihet ndryshe pensioneve. Ky është një fakt absurd dhe mund ta konsideroj të tillë, përderisa një artist i cirkut është i detyruar të dalë në pension në moshën 65 vjeç. E cilësoj kështu, sepse nuk është logjike që një akrobat të ngjitet në majë të arenës dhe të jetë një person i kësaj moshe”, - është shprehur Roshi. Në po të njëjtin përfundim vjen edhe ish-udhëheqësi artistik i këtij institucioni, aktualisht akrobat me një stazh pune dyzetvjeçare, Pavli Sallata. “Problemi i pensioneve është një ligj i papranueshëm”, - thotë artisti, duke shtuar se të dalësh në pension në moshën 60 deri në atë maksimale që shkon në 65 vjeç, nuk është normale. “Unë nuk kam qenë asnjëherë dakord me këtë vendim qeverie, por jam i detyruar ta zbatoj”, - tregon ai më tej me një fytyrë që kishte marrë një pamje krejt të errët duke shprehur problemin që e shqetësonte, me shpresën se dikush do të vërë dorë mbi ta së shpejti.
Pasojat
Imagjinoni një pensionist duke ekzekutuar numra të vështira akrobatike në majë të një arene cirku. Në të vërtetë edhe në pamje të parë nuk është aspak estetike dhe tërheqëse të shohësh vetëm disa pleq “veteranë”, duke dhënë shfaqje të këtij lloj zhanri sa herë që të të rastisë të shkosh në cirkun e Tiranës. Nuk janë të pakta edhe gjasat kur të zë syri edhe të rinj të moshave të ndryshme, duke shoqëruar pikërisht këta akrobatë në skenë me numra të veçantë. Por kjo është një tjetër pjesë. Sipas udhëheqësit artistik të cirkut tonë kombëtar, i gjithë brezi i ri është i aktivizuar më shumë në mënyrë vullnetare, të paktën për rreth dy deri në pesë vjet nuk ka të drejtë të shpërblehet me një pagë mujore sado qoftë ajo. Fatos Roshi ka theksuar gjithashtu se “këta njerëz janë të detyruar të bëjnë këtë punë. Shumë prej tyre kanë kaluar thjesht në pedagogë për brezin e ri, por edhe ky i fundit për rreth pesë vjet nuk do të shpërblehet me rrogë, sepse për t’u paguar përfiton vetëm ai që është i emëruar, ndërsa brezi i ri jo. Pra, edhe atë pagë qesharake, e cila shkon maksimumi deri në 300 mijë lekë të vjetra, mund ta marrin vetëm pedagogët dhe jo studenti i tij, edhe pse ai mund të japë një kontribut të jashtëzakonshëm. Roshi shton se tashmë ka ardhur koha që këta njerëz të gjejnë vendin e tyre në kuadër të një ligji të përshtatshëm, për të hapur rrugën për brezin e ri. Pikërisht në atë moment kur ata kërkojnë të japin kontributin e tyre në moshë të re, ata nuk arrijnë ta bëjnë për arsye se u pengohet kjo mundësi. Një tjetër rrjedhojë që mund të sjellë kjo dukuri është edhe vetë shëndeti i akrobatëve. “Kjo lloj metode ka shumë efekte negative si tek bllokimi i brezit të ri për të qenë pjesë e këtij institucioni, ashtu edhe të vetë shëndetit të akrobatëve dhe artistëve të cirkut për sa u përket arsyeve fiziologjike të organizmit të njeriut”, - shprehet Fatosi. “Artisti do të përballet me një gjendje të jashtëzakonshme psikofizike. Në këtë rast artisti detyrimisht do të përballet edhe me shumë rreziqe dhe me vdekjen. Duke qenë se ekzekuton numra nga më të ndryshmit në lartësi të mëdha, ai apo ajo është gjatë gjithë kohës i kërcënuar nga vdekja. Nuk është e mundur që një artist që i përket kësaj moshë të bëjë të tilla gjëra, sepse tashmë ai i ka humbur ato reflekset e duhura dhe kurrsesi nuk mund të kombinohen veprimet e tij me një akrobat të ri apo që i përket një moshe të përshtatshme. Sa u përket problemeve psikike, janë edhe këto të papërballueshme dhe unë vetë kam pësuar trauma dy-tre herë, kur unë kam qenë në moshë të re, por në këtë moshë a do të ishte e përballueshme kjo gjë?!”, - mbështet të njëjtën ide akrobati Pavli Sallata.
Shqetësimi, në “vesh të shurdhët”
Problemi është ngritur disa herë, por deri tani nuk ka rezultuar asgjë pozitive për ta. Sipas udhëheqësit artistik të cirkut, kjo pakënaqësi është bërë problem në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, apo edhe në Ministrinë e Punës, atje ku ata pretendonin për një zgjidhje më të mundshme, por ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete. “Por ne në fund të fundit, - komenton ai, - institucioni jonë kulturor është nën kujdesin dhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ku kjo e fundit nuk po bën gjë tjetër veçse po zbaton një vendim të qeverisë. Unë nuk di çfarë të them lidhur me arsyen që ka sjellë këtë përfundim, por vetëm ligjvënësit mund të japin një përgjigje më të saktë të plotë. Por, mbi të gjitha mendoj se ligji i miratuar nuk është aspak i studiuar. Ata që e kanë firmosur pa parë asgjë”, - ka thënë Roshi. Deri më tani për akrobatët asgjë nuk është vendosur. Cirku i Tiranës jo vetëm që është i vetmi që ekziston dhe funksionon në rang kombëtar, por kryeson edhe në Gadishullin Ballkanik përveç Rumanisë dhe Bullgarisë. Shtetet e tjera mesdhetare nuk gëzojnë të drejtën për të zhvilluar këtë lloj arti. Krahasuar me shumë vite më parë, sot, cirku ka ndryshuar raportin mes cilësisë dhe rafinimin të ambienteve. Roshi tregon se kushtet dhe ambientet e zhvillimit të aktiviteteve më parë kanë qenë në kushte të mjerueshme, dhe cilësia ishte në plan të parë, sot është e kundërta. E me shpresën se së shpejti instancat kompetente do të marrin zgjidhjen përsipër, Cirku i Tiranës është ende në pritje...