Mungesa e një Plani Rregullues për Tiranën po zhvlerëson Pronat e Qytetarëve

Deklarata e plotë për shtyp e deputetit të PD-së, Gerti Bogdani
Gjate viteve Tirana ka perjetuar nje bum ndertimi; siperfaqja e ndertuar e qytetit eshte me shume se dyfishuar, c’ka ne rastin e Tiranes ka krijuar shqetesim dhe problematika te thella, pasi i gjithe ky zhvillim ka ndodhur ne mungese te nje plani te pergjithshem rregullues. Tirana, eshte i vetmi kryeqytet ne Europe pa nje plan te pergjitheshem rregullues, edhe pse ky ka qene premtimi i pare i z. Rama ne vitin 2000.
Praktika e ndertimit ne qytetin e Tiranes ne mungese te nje Plani te pergjithshem rregullues, pervec zhvillimit kaotik te qytetit, ka sjelle nje zhvleresim te heshtur te prones te qytetareve te Tiranes. Ky zhvleresim ka ndodhur ne disa menyra: 1) Ndertimi i pallateve ne nje zone te caktuar, jo si pjese e nje plani te pergjithshem, ka krijuar nje situate kur pronat e shume qytetareve te vjeter dhe e kane veshtiresuar zhvillimin e prones se tyre; 2) Per me teper, qytetaret blejne hyrje te shtrenjta por mbas disa vitesh perpara dritares apo ballkonit te tyre ndertohet nje pallat i ri; 3) Mungesa e nje plani te pergjitheshem rregullues, ka sjelle mungesen e ambjentet e gjelberta, kendet per femijet, dhe ambjentet e tjetra publike qe jane ne sherbim te banoreve.
Deshtimet e z. Rama si Kryetar Bashkie jane te panumërta, por deshtimi i tij me i madh, eshte padyshim lenia e kryeqytetit ne meshire te interesave te ndertimit, pa nje plan rregullues.
...