E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e reformave perballe integrimeve

/ /

NgaARBEN MALAJ

Pergjegjshmeria per te plotesuar sa me mire detyrimet tona ndaj kritereve te integrimit euroatlantik eshte minimumi qe duhet te bejme nese realisht shpresojme dhe angazhohemi se anetaresimi ne NATO dhe BE  do te mund te na ndihmoje per te permiresuar standardet tona ne raport me lirite themelore.
A ka vendi permiresime gjate ketij tranzicioni Patjeter qe po. Por ajo qe mbetet shqetesuese eshte qe keto permiresime jane kryesisht ne raport me vetveten. Jane permiresime vetem duke u krahasuar me standardet dhe nivelin teper te ulet me te cilin filloi tranzicioni tek ne.
Ne meritojme qe arritjet tona te jene te krahasueshme me standardet me te mira te vendeve te zhvilluara ne duhet ti krahasojme arritjet aktuale edhe ne raport me pritshmerite tona. Pas 20 vjetesh tranzicion kemi diferenca te konsiderueshme midis arritjeve konkrete dhe pritshmerive publike. Dallimi i vendit tone ne raport me vendet e tjera te ish-bllokut komunist eshte periodiciteti i rritur i krizave politike. Vecoria jone eshte qe disa liri themelore kane ecur ngadale ne disa raste keto arritje jane cenuar nga ngadalesimi i permiresimit te tyre ose ne ndonje rast jane perkeqesuar.
Nje nga arsyet kryesore eshte se pas hapave konkrete ne proceset integruese keto arritje nuk jane perdorur per te thelluar permiresimin e funksionimit demokratik te vendit.
Pergjegjshmeria per ti thelluar reformat per te forcuar shtetin e se drejtes pergjegjshmeria per lirine e prones luften kunder korrupsionit dhe kapjes se shtetit jo rralle eshte zevendesuar me papergjegjshmerine per te keqperdorur arritjet ne anetaresimin ne NATO dhe BE.
Perderisa ka vite qe liria e prones cenohet dhe korrupsioni rritet kur keqqeverisja e vendit behet akoma me e rende kredibiliteti dhe shpresa tek institucionet ka rene dhe ato funksionojne vetem formalisht. E keqja eshte qe mbijetesa fshihet pas anetaresimit ne NATO. Ironike eshte qe cenimi i lirive themelore cenimi i transparences se votes keqperdorimi i medias ne fushatat elektorale keqperdorimi i administrates publike politikat dhe investimet populiste ku keqperdoren dhe vidhen jo pak nga parate e taksapaguesve shqiptare fshihen nen vetekenaqesine se sot jemi vend anetar i NATO-s.
Baronesha Ashton duke analizuar zhvillimet e fundit thekson domosdoshmerine e qartesimit te dallimit te rendesishem midis demokracise siperfaqesore me demokracine reale.
NATO dhe BE nuk duhen keqperdorur per ti fshehur problemet tona reale por per ti zgjidhur ato. NATO dhe BE nuk duhen perdorur si alibia me e mire per te kerkuar qe te mos protestohet por mundesia me e mire per te permiresuar rrenjesisht qeverisjen e vendit dhe te ardhmen e cdo shqiptari.
NATO dhe BE nuk jane formula magjike e zgjidhjes se menjehershme te sfidave dhe problemeve tona por rruga me e mire per te na bere ne te pergjegjshem per pergjegjesite e medha qe kemi marre persiper kur kemi kerkuar te jemi anetar i NATO-s. Ajo nuk eshte nje aleance thjesht ushtarake por para se gjithash eshte nje aleance vlerash mbi te cilen funksionon aleanca me e madhe e sigurise deri ne nivel edhe global.
NATO dhe BE kane nje impakt shume te rendesishem per inspirimin e vendeve dhe popujve qe kerkojne anetaresimin e tyre euro-atlantik. Ky proces inspiroi shume vende dhe miliona vete per te permiresuar realisht lirite themelore.
Anetaresimi ne NATO dhe BE nuk eshte caku i fundit per permiresimin e lirive te popujve ndoshta eshte fundi i papergjegjshmerive politike per mosrespektimin e standardeve ndoshta eshte fillimi ku cdo vend dhe cdo popull fokusohet ne te ardhmen e tij duke reduktuar dhe eliminuar rrenjet e kultures se vjeter politike te kultures se agresivitetit politik te keqfunksionimit te administrates publike fundi i mentalitetit qeverises qe cenon pavaresine e institucioneve te pavarura fundi i sistemeve politike e qeverisese me dore te forte deri te dhunshme.
NATO dhe BE jane shembujt me te mire ne historine tone ku vende te ndryshme dorezojne pjese te rendesishme te sovranitetit te tyre per te fituar shpresa dhe mundesi me te medha dhe me te mira per popujt e tyre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›