E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa leje mjedisore bllokohet Liria

/ /

Pas bllokimit te punimeve ne sheshin Taulantia Inspektorati Mjedisor ka bllokuar punimet ne qender te qytetit me pretendimin se bashkia nuk eshte pajisur me leje mjedisore.
Inspektorati i Mjedisit ka kryer nje seri kontrollesh ne shesh duke pezulluar punimet ne sheshin ku po realizohet projekti i nje studioje te huaj arkitekture. Sipas zyrtareve te Agjencise Rajonale te Mjedisit ne Durres mungesa e lejes mjedisore eshte shkelje administrative dhe per kete eshte bere pezullimi i punes qe po realizohet ne sheshin Liria. Sipas drejtuesve te Inspektoratit te Mjedisit gjithcka ndodh per mbrojtjen e mjedisit pasi sheshi Liria eshte nje veprimtari qe duhet te pajiset me leje mjedisi dhe konkretisht eshte pa te ndaj si e tille perben shkelje administrative. Ky veprim ka shkaktuar reagimin e bashkise kreu i se ciles Vangjush Dako e ka konsideruar si nje akt me tendenca politike qe behet ne kuader te fushates elektorale pasi Inspektorati i Mjedisit nuk ka derguar asnje procesverbal konstatimi per kete rast. Sipas Dakos bashkia nuk eshte informuar zyrtarisht per bllokimin e punimeve ne kete shesh. Ne raste te tilla Agjencia Rajonale e Mjedisit duhet te hartoje nje proces konstatimi per te vene ne dijeni institucionin i cili ka shkelur rregullat ligjore per ndertimin e nje objekti. Lidhur me rastin ne fjale Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk e ka kryer nje procedure te tille cka ka cuar ne reagimin e ashper te kryebashkiakut i cili e ka komentuar kete veprim si nje sulm politik. Kemi marre nje gjobe para disa ditesh ne sheshin Taulantia dhe serish sot jane bllokuar punimet ne sheshin Liria pa u njoftuar me pare ne lidhje me pretendimet e Inspektoratit. Ne fakt nuk behet fjale thjesht per leje mjedisore por duket hapur se keto veprime kane tendence politike me qellim pengimin e punes se bashkise u shpreh Dako.
Nderkohe kreu i ARM-se Ramazan Kalia ka konfirmuar pohimin e kryebashkiakut se nuk i kane derguar nje akt pezullimi bashkise se qytetit por pa dhene sqarime te metejshme. Nderkaq ka deklaruar se bashkia do te lejohet te vazhdoje projektin vetem pasi te pajiset me lejen mjedisore. Nga burimet zyrtare te bashkise pohohet se kjo leje duhet te merret ne Ministrine e Mjedisit ne Tirane pasi te paguhet nje shume prej 500 mije lekesh. Por sipas tyre ndonese disa here eshte kerkuar te miratohet ky fond nuk eshte realizuar pasi te djathtet e kane kundershtuar. Nga ana tjeter Kalia deklaron se gjate projekt-buxhetit te vitit 2010 eshte diskutuar dhe mbi fondin per lejen mjedisore duke i kerkuar bashkise te vecoje nje buxhet enkas per keto leje. Ne ate kohe sipas tij leja mjedisore per projektin ne sheshin Liria eshte pjese e buxhetit per te. Por ne mbledhjet e fundit eshte kerkuar akordimi i nje fondi te tille i cili nuk ka marre mbeshtetjen e te djathtes dhe deri tani projekti po zhvillohej pa leje mjedisore.

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›