Kosova, ‘déjà vu’ ballkanike
Kosova ka tashmë presidentin e ri, qeverinë e re, kryeparlamentin e ri, ministrat e rinj, deputetët e rinj. Të gjithë janë në start të mandatit të ri kushtetues. Kjo i bën ata të rinj sepse jashtë këtij detaji teknik, Kosova ka sot një sistem politik dhe qeverisës të vjetër në ide, në vizion, në raport me qytetarët e saj dhe me partnerët ndërkombëtar. Kosova provoi zgjedhjet e para politike postpavarësisë dhe vetëm falë ndërhyrjes ndërkombëtare arriti të mbulojë dështimin e tyre. Më shumë se një e treta e zonave u përsëritën ose u rinumëruan, akuzat për manipulime u vërtetuan nga diplomatët e huaj dhe organet drejtuese zgjedhore, distanca e madhe midis produktit zgjedhor dhe produktit të demokracisë funksionale u bë aq e madhe sa në ditën e parë parlamentare, opozita politike bojkotoi zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit. Ky ishte akti i fundit i një historie suksesi dhe akti i parë i një ‘déjà vu’ eksperimentale të stërparë në Ballkan.
***
Kosova politike sot ka ditën e parë të shtetarëve të rinj, por ajo nuk është më vendi që idealizon mbi politikën, premton një model të ri shteti europian, që inspiron bashkësinë ndërkombëtare ta mbrojë e ta promovojë, që rrezaton dhimbje dhe mëshirë, respekt dhe dinjitet, kurajë dhe identitet. Kosova është shndërruar, madje vetëshndërruar, në një shtet tipik ballkanik, ku idealet e mëdha thyhen nga marrëveshjet meskine, ku heronjtë e mëdhenj vijnë në politikë me imazhin e liberalit dhe gjatë ushtrimit të pushtetit veshin kostumin e sundimtarit. Sot asnjë kancelari perëndimore, as në Uashington dhe Paris, në Berlin apo në Romë, në Londër apo Vjenë nuk nxiton të urojë udhëheqjen e re të Kosovës. Sepse ajo nuk është më e re. Sepse ajo pranoi për hir të pushtetit të bëjë marrëveshje që cenojnë rëndë moralin politik të Kosovës. Sepse Presidenti i Kosovës është një person që ka bërë headline negative në mediat e huaja, sepse kryeministri i Kosovës është sulmuar dhe etiketuar ashpër nga media e qarqe diplomatike perëndimore, sepse në parlamentin e Kosovës fryma reale politike ka qëndruar në opozitë kurse pragmatistët e politikës, luftës apo biznesit kanë ardhur çuditshëm në pushtet. Sepse Kosova humbi shansin të jetë histori suksesi demokracie, ajo nuk mësoi nga gabimet e tranzicionit të shteteve fqinje, dhe se në provën e parë të demokracisë zgjodhi kompromiset pragmatiste në raport me vlerat, virtytet, idealet dhe kurajën politike.
***
Sot Kosova nis një mandat politik shumë më të dobët sesa 4 vjet më parë. Opozita e Kosovës është në rritje dhe është potencial i madh politik (LDK-AAK-Vetëvendosje), maxhoranca është peng i lëshimeve pakushte ndaj pakicave serbe dhe AKR-së, presidenti e kryeministri i sotëm janë nën akuza të ndryshme mediatike e politike, bashkimi i sotëm është më shumë koalicion individësh sesa parimesh dhe premtimesh politike. Edhe nëse janë tërësisht të pafajshëm dhe viktima të propagandës negative, Kosovës do t’i duhet të harxhojë shumë energji për të pastruar figurat dhe imazhin publik të dy drejtuesve kryesorë të saj. Ajo do të duhet të harxhojë shumë energji të tjera për të mirëqeverisur vendin me një opozitë refuzuese dhe situatë të rëndë ekonomike. Dhe kjo ndodh në kohën kur Kosova do të duhej t’i bashkonte të gjitha energjitë e saj në fushatën ndërkombëtare për njohje diplomatike, për bisedimet finale me shtetin fqinj të Serbisë dhe për arritjen e standardeve të kërkuara për afrim real me bashkësinë europiane. Burra-shtetasit perëndimorë do të jenë në dyzim kur të zhvillojnë bisedime sekrete diplomatike me ndonjë lider të sprovuar pro rus të Kosovës së “re”, ata do ta kenë të vështirë të kuptojnë sesi Kosova drejtohet e kushtëzuar nga ca pakica etnike dhe një parti me 7% të votave, dhe akoma më të vështirë të binden se kjo formulë ofron stabilitet, demokraci funksionale dhe afatgjatë në Kosovë. E parë në këtë prizëm, Kosova doli nga një krizë politike për të hyrë në një krizë të re; ajo duket se po bie pre e konformizmit ekstrem, me pasojë në aftësinë e saj negociuese me fqinjët veriorë, me pasojë në aftësinë e saj bindëse për miqtë dhe aleatët e mëdhenj pro shqiptarë perëndimore.
***
Kosova meriton shumë më tepër. Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova nuk jetojnë më dhe me siguri, nëse do të ishin gjallë dje, nuk do të kishin duartrokitur “zgjedhjen” e re të parisë së Kosovës. Ata nuk janë më, kujtimi i tyre mbetet frymëzues dhe ndaj miklues për t’u cituar edhe nga shtetarët e rinj, të cilët në praktikë bëjnë të kundërtën e tyre. Sot djali i presidentit, Rugova është pjesë e pazarit politik të posteve, partia e presidentit Rugova është opozitë për shkak të rivaliteteve të brendshme personale, bashkëluftëtarët e Adem Jasharit janë të lodhur e zhgënjyer nga lojërat politike me votat e tyre, me luftën e tyre, me sakrificën e tyre.
***
Pra, Kosova ka ndryshuar njëherë e mirë. Ajo nuk është më Kosova e 1999, as e 2001 dhe as e 2006. Kosova e sotme është diçka tjetër, një produkt pak frymëzues dhe shumë pragmatist; një eksperiment i ri i një sistemi politik që tradicionalisht në këtë rajon të Europës dhe të botës nuk ka ndonjë histori suksesi. A do të mundet Kosova e re politike të bëjë të kundërtën? Le të urojmë dhe të shpresojmë edhe pse shenjat, sidomos ato të votave krahinore apo të ndarjes personale të pushtetit, janë e mbeten pesimiste. E sigurt është se kosovarët, jeta, historia dhe sakrificat e tyre meritojnë më shumë, shumë më tepër se sa dje e sidomos sot elita e vet politike u ka ofruar.
(shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare)