“Më mbytën motrën, duan të më vrasin edhe mua”
Një grua e irrituar kërkoi dje nga Prokuroria zbardhjen e vrasjes së motrës së saj, pasi autorët e krimit po kërkojnë ta ekzekutojnë edhe atë vetë.
Alketa Tare, 38 vjeçe, banuese në Tiranë fillimisht ka hyrë dje në oborrin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas ka kërkuar të takohet me zyrtarë të këtij institucioni për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së motrës së saj. Për shkak se është lënë të presë për më tepër se 90 minuta, Alketa Tare ka humbur durimin dhe ka kërkuar të futet në ambientet e brendshme të Prokurorisë. Porta hyrëse është mbajtur e mbyllur dhe për këtë shkak, 38-vjeçarja ka filluar të bërtasë dhe të qëllojë me grushte xhamat e derës hyrëse në katin e parë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo kërkonte me çdo kusht të takonte dikë për t’i kërkuar zbardhjen e vrasjes së motrës dhe kapjen e autorëve të këtij krimi, të cilët sipas Alketa Tares, tani po kërkojnë të ekzekutojnë edhe vetë atë. Në kushtet kur 38-vjeçaren nuk po e priste askush dhe dera mbahej e mbyllur, ajo ka tentuar disa herë të hynte brenda Prokurorisë, sa herë hapej dera kur hynte ose dilte ndonjë punonjës i organit të akuzës. Për këtë shkak, dezhurni i Prokurorisë ka lajmëruar shërbimet e Policisë së Shtetit. Një patrullë me katër efektiva policie ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për më tepër se një orë kanë bërë përpjekje që 38-vjeçarja Alketa Tare të largohej paqësisht nga vendqëndrimi i saj. Ajo nuk ka pranuar të lëvizte nga porta hyrëse e Prokurorisë, duke kërkuar që aty të shkonte ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Sollaku ose Prokurorja e Përgjithshme aktuale Ina Rama, të cilëve qytetarja tha se, do t’u kërkonte që vrasja e motrës së saj të hetohet deri në fund. “Më kanë vrarë motrën dhe tani duan të më vrasin edhe mua. Dua drejtësi nga Prokuroria. Më kanë vendosur përgjues në shtëpi. Unë nuk iki nga këtu pa marrë një përgjigje për problemin tim, sepse më rrezikohet jeta”, përsëriste 38-vjeçarja gjatë komunikimit me policinë. Efektivat e policisë në vendin e ngjarjes, kanë komunikuar me eprorët e tyre në Komisariatin nr.1 duke ua sqaruar situatën. Vetëm 10 minuta pas këtij komunikimi, katër efektivat e policisë kanë tërhequr nga krahët 38-vjeccaren Alketa Tare, të cilën pa dëshirën e saj, e kanë nxjerrë jashtë oborrit të Prokurorisë. Ajo megjithatë nuk pranoi të lëvizte nga porta hyrëse e oborrit të Prokurorisë, derisa dikush nga zyrtarët e institucionit të dëgjonte problemin e saj. Për shkak të tentativave të përsëritura të gruas për të hyrë në Prokurori, shërbimet e policisë janë detyruar ta shoqërojnë atë në komisariat rreth orës 13:20. Mësohet se Alketa Tare është mbajtur në dhomat e shoqërimit të Komisariatit nr.1 për disa orë dhe më pas është lënë e lirë. re.kr