E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e vullnetarizmit, Sequi: Të bëjmë më shumë për njerëzit në nevojë

TIRANE – Në ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit është çelur ekspozita me fotografi "Ne jemi vullnetarë", e organizuar nga shoqata "Përtej barrierave", me fotografi te marra nga evente të ndryshme që kanë zhvilluar vullnetarët përgjatë vitit 2011.

I pranishëm në çeljen e ekspozitës, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, tha se kjo ditë duhet të na shërbejë si një mesazh, për të bërë më shumë për njerëzit në nevojë.

“Jam i lumtur që fokusi kryesor i vullnetarëve është asistenca ndaj personave me aftësi të kufizuar. Të gjithë duhet të kemi të drejtën për mundësi të barabarta. Europa është këtu për t’iu ndihmuar. Ajo që duhet të bëni është të keni një shpirt luftarak për të vazhduar këtë punë të mirë me solidaritet”,- deklaroi ambasadori Sequi.

Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit festohet në mënyra të ndryshme në mbarë botën.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›