Berisha ‘zgjedh’ Bumçin
TiranëEthet e garës për kreun e degës më të madhe të Partisë Demokratike, atë të Tiranës, duket se do të mbyllen shpejt, pasi kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka shfaqur preferencën e tij. Aldo Bumçi, zëdhënësi i grupit parlamentare të partisë më të madhe në pushtet, ka marrë “bekimin” e Berishës. Gjithsesi, forumet drejtuese të partisë nuk janë mbledhur ende për të vendosur për kreun e PD-së së Tiranës. Deri më tani, i vetmi kandidat që ka dalë më një platformë dhe program të qartë për degën e Tiranës, ka qenë Besnik Mustafaj, i cili po ndjek në heshtje zhvillimet më të fundit brenda partisë. Mustafaj, u shpreh pak kohë më parë se kandidimin e tij, ai e bazonte vetëm në statutin e partisë.
Por, krahas Mustafajt, nga mbledhjet e seksioneve që kanë përfunduar tashmë, rezultoi i votuar edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka, ndërkohë që Lajla Pernaksa apo Gjergji Bojaxhi, ishin më tepër kandidatura që u hodhën nga strukturat zyrtare për t'u testuar më pas nga seksionet. Më pas do të behet një mbledhje e kryesisë së degës së PD-së, Tiranë, për të vendosur kandidatët zyrtarë për kryetarë të 11 grupseksioneve.
Kjo fazë do të përfundojë jo vetëm me zgjedhjen e kryetarëve, por edhe me miratimin e delegatëve nga 11 grupseksione për të zgjedhur po përmes Kuvendit të degës, kryetarin e PD-së për kryeqytetin, periudhë e cila duket se nuk do të jetë afërt.