E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testimi i gjuhes angleze

Kryeministri Berisha priti Zoubir Yazid, Drejtor i ETS Global Kompani shërbimi e testimit të gjuhës angleze në nivel botëror. Zoti Yazid vlerësoi mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë shtrirjes së përdorimit të gjuhës angleze, përmes përfshirjes së saj edhe në ligjin për arsimin e lartë dhe atë parauniversitar. Zoti Yazid vlerësoi rezultatet e testit të gjuhës angleze të vitit të kaluar, për nxënësit e shkollave të mesme, i cili shënoi një arritje për ta, si dhe ofroi një sesion tjetër testi pilot për 300 nxënës të shkollave të mesme nga zonat rurale. Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Yazid për ndihmën që ETS Global po jep në këtë drejtim, ndërsa theksoi se përmes gjuhës angleze, inkurajohen hapjen e të rinjëve ndaj dijes, si domosdoshmëri e kohës. Kryeministri kërkoi që të shihet mundësia e një testi më afatgjatë dhe me një akses më të gjerë për të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›