E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekuton shokun per bilardon

Fushe-Kruje- E shau gjate lojes ne bilardo, ekzekutohet me tre plumba pistolete nje 32 vjecar ne qender te qytezes se Fushe-Krujes. Krimi ka ndodhur rreth ores 01:05 te mengjesit te djeshem, ne bilardon ne pronesi te H. M., kur nje grindje mes dy shokesh perfundoi ne menyren me tragjike. Artan Elezi eshte plagosur rende dhe nderroi jete ne Spitalin Ushtarak te Tiranes pak minuta pasi mberriti, per shkak te plageve te shkaktuar nga tre predhat e plumbave. Policia identifikoi dhe arrestoi brenda disa oresh te dyshuarin per vrasjen, Skerdilajd Shala 37 vjec, shok i viktimes. Burime zyrtare konfirmuan se shkak per ngjarjen eshte bere nje grindje per motive banale, nje sharje gjate lojes nga i ndjeri ne drejtim te te dyshuarit.
Menjehere pas te shtenave te armes, ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor i komisariatit te Fushe-Krujes dhe forca te shumta policore. Ne pyetje eshte marre pronari i bilardos qe ka rrefyer te gjithe momentet e sherrit mes te rinjve qe nisen pas mesnates si pasoje e lojes se gjate ne bilardo. Pronari ka rrefyer se te rinjte luanin prej disa oresh dhe debati per guret e bilardos, ka degjeneruar ne fyerje personale e deri ne perleshje fizike. Ne nje moment i dyshuari Skerdilajd Shala, ka nxjerre pistoleten qe mbante pa leje, duke qelluar tre here mbi Artan Elezin. Plumbat e kane prekur ne trup 32-vjecarin, duke e plagosur rende.
Teksa i dyshuari ka lene vendngjarjen, duke u arratisur, deshmitaret i dhane ndihmen e pare te plagosurit, duke e derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Por edhe pse u dergua ne kohe rekord ne spital, Elezi ka nderruar jete si pasoje e tre plageve te plumbit ne trup, qe i kishin demtuar organet jetesore.
Pas pese ore kerkimesh nga ana e Komisariatit Fushe-Kruje, po dje ne mengjes eshte bere dhe arrestimi i te dyshuarit Skerdilajd Shala, ne dalje te qytetit, ndersa tentonte te arratisej. Burime zyrtare thane se Shala ishte i fshehur ne banesen e nje te afermi te tij ne Fushe-Kruje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›