Tentonin arratine, pranga 3 te denuarve
Tre persona te denuar per falsifikim, shkaterrim prone dhe dezertim, u arrestuan diten e djeshme nga Policite e Durresit dhe ajo e Gjirokastres. Ndalimet u kryen teksa te kerkuarit tentonin te largoheshin jashte vendi,t nepermjet pikave kufitare, ate te portit te Durresit dhe ne Kakavije. Rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem, agjentet e Kakavijes zbuluan gjate perpunimit ne sportel te denuarin Vangjel Kostare 53-vjec, nga Tirana, i shpallur person ne kerkim. Gjykata e Tiranes e ka denuar me 22 dhjetor te vitit 2009 me 6 muaj burg per "falsifikim te dokumenteve". I dyti eshte ndaluar ne portin e Durresit Xhevahir Pulaci 24 vjec, banues ne fshatin Halil te Fushe-Krujes, i shpallur ne kerkim dhe denuar nga Gjykata e Tiranes, me 29 shtator te vitit te kaluar me 4 muaj burg per "dezertim ushtrie". I fundit eshte ndaluar nga policia kufitare i kerkuari Mehmet Zaloshnja 34 vjec, banues ne Elbasan. Burime zyrtare thane se Zaloshnja eshte shpallur ne kerkim, pasi Gjykata e Elbasanit me vendim penal te dates 30 mars 2009, e ka denuar me 9 muaj burg per "shkaterrim te prones me mjete te tjera dhe prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake". I denuari u kap teksa tentonte te hipte ne tragetet e linjes Durres-Bari, me destinacion Italine.