E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mungesa opozitës, nuk ka penguar asnjë reformë, madje as atë në drejtësi”

Deputeti i Partisë Demokratike Eduart HalimiNë pritje të mbylljes së punimeve të parlamentin për 2009, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka deklaruar se mos prezenca e opozitës në Kuvend, nuk e ka kushtëzuar mazhorancën në miratimin e ligjeve të rëndësishme. “Mungesa e kartonëve të opozitës, nuk ka penguar asnjë reformë, madje as atë në drejtësi, pasi në komisione por dhe në seancë plenare, kanë kaluar ato ligje të cilat nuk kanë pasur nevojë për shumicë votash”. çdo ditë të javës, me përjashtim të ditës të enjte dhe ditës së premte, ka pasur mbledhje ku janë diskutuar me profesionalizëm të lartë një numër i madh projekt ligjesh, ku unë do të veçoja projektligjin e antimafies. Ndonëse për 3 muaj Partia Socialiste ka lënë bosh karriget, kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më. Ligjet e mbetura nga reforma në drejtësi nuk duhen lënë më në sirtarët e kuvendit. Mungesa e opozitës e dëmton procesin pasi ne bëjmë vërejtje nga këndvështrimi i mazhorancës, ndërkohë që mungon këndvështrimi i opozitës që është i nevojshëm për një demokraci normale në njështet. Pra ka munguar elementi kritik i syrit të opozitës. Reforma në drejtësi ka vijuar me elementët e tjerë të atyre ligjeve që kanë kërkuar një shumicë të thjeshtë për të kaluar, por sigurisht prania e opozitës është e domosdoshme”, u shpreh Halimi. Opozita braktisi çdo seancë të parlamenti të dalë nga zgjedhjet e qershorit. Për këtë arsye u reduktua dhe numri i seancave plenar duke bërë që pothuajse gjatë tërë sesionit deputetë të mblidhen vetëm një herë në javë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›