Mungesat, Tirana i trembet Apolonisë
Vetëm pak orë përpara sfidës me Apoloninë, në radhët e Tiranës tensioni është i dukshëm. Përballja e sotme duhet të rindizte shpresat në garën për titull, duke parë edhe humbjen e Dinamos në Peqin. Por, ka ndodhur e kundërta: optimizmi është zëvendësuar nga shqetësimi për një takim mjaft delikat. Shkak janë bërë mungesat e shumta që kampionët në fuqi do të kenë kundër Apolonisë, ku trajneri Alban Tafaj është i detyruar të luajë me formacion të përgjysmuar. Portieri Nallbani, mbrojtësi Bicaj dhe mesfushori Sefa nuk do të zbresin në fushën e lojës, pasi janë të pezulluar me kartonë, ndërsa në tribunë do të jenë edhe dy mbrojtësit Abraham dhe Lila, të cilët janë të dëmtuar. Mbrojtja bardheblu është në alarm të plotë, edhe sepse përballë ka dyshen e frikshme sulmuese të fierakëve, Brkiç-Haxhibuliç.
e. k.