E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen edhe 3 bashkepunetore ne vrasjen e taksistit Talelli

Ka shkuar ne 6 numri i te shoqeruarve per vrasjen e taksistit Fredi Talelli nga Devolli. Pas arrestimit te dy autoreve 16-vjecarit A. Xhacka dhe Elkero Revani 21 vjec nga Bilishti si dhe bashkepunetorit te tyre per fshehjen e krimit 19-vjecarit Domeniko Kumrija nga Elbasani te cilet akuzohen per vjedhje me arme me pasoje vdekjen te kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje Policia e Qarkut te Lezhes ka shoqeruar pasditen e djeshme edhe tre 16-vjecare te tjere te cilet dyshohen si bashkepunetore ne vrasjen e taksistit 36-vjecar e me pas fshehjen e provave te ketij krimi. Sipas policise tre te shoqeruarit jane minorenet me iniciale J. Z. banor i lagjes 3 ne Lezhe A. S. si dhe K. P. te dy banore ne Ishullin e Lezhes. Gjate kontrollit ne banesen e 16-vjecarit J. Z. u gjet nje automatik model 56 dhe nje kreher me 40 fisheke. Burime nga policia shprehen se kjo arme dyshohet te jete perdorur per vrasjen e taksistit. Ndersa ne Ishull Lezhe te komunes Shengjin ne nje kanal kullimi jane gjetur edhe targat e automjetit tip lsquoBenz me targe DV 203 A dhe nje portotarge te cilat i perkisnin mjetit te viktimes. Viktima rezultonte i zhdukur qe prej 21 nentorit dite ne te cilen ai u vra ne menyre makabre nga 16-vjecari A. Xhacka. Trupi i taksistit Fredi Talelli u gjet i pajete ne dalje te fshatit Korite ne Korce mbremjen e se dieles 8 dite pas zhdukjes se tij. Zbulimi i vendit ku ndodhej trupi u be nga autoret e ngjarjes te cilet kane treguar pas perfundimit ne polici.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›