Privatizimet Berisha para zgjedhjeve Ti shesim te gjitha
TIRAN- Qeveria e gjen zgjidhjen per luftimin e korrupsionit ne ndermarrjet shteterore tek privatizimi i tyre. Pamundesia per te administruar dhe shfrytezuar mijera sipermarrje shteterore detyron qeverine qe te ndermarre privatizimin e tyre.
Ne fakt privatizimet kane qene nje nder pikat kryesore te programit te maxhorances aktuale e cila ka perjashtuar nga ky proces vetem HEC-et shkollat e spitalet.
Gjate mbledhjes se djeshme te Task Forces per privatizimin kreu i qeverise Sali Berisha kerkoi ndermarrjen e hapave te shpejte ne privatizimin e rreth 1 280 sipermarrjeve publike duke e cilesuar kete si nje vazhdimesi te luftes kunder korrupsionit.
Thrrja e Kryeministrit ndaj administrates per te pershpejtuar punen per shitjen e sipermarrjeve shteterore vjen ne nje kohe kur kompanite e ndertimin kane shtuar presionin ndaj qeverise per shlyerjen e borxhit qe ajo i ka atyre por edhe ne prag te zgjedhjeve lokale te cilat pritet te zhvillohen pas dy muajsh.
Perpos politikave te theksuara privatizuese qe prej ardhjes ne pushtet te kesaj maxhorance thirrja e kreut te qeverise vjen ne nje kohe kur ky proces ka ngecur ne vend rrjedhimisht edhe te ardhurat jane ulur ne raport me vitet 2008-2009 kur ishte kulmi per shkak edhe te shitjes se OSSH-se dhe ARMO-s. Qe nga viti 2007 e deri me tani arka e shtetit ka perfituar rreth 400 milione euro te ardhura nga privatizimet.
Tashme sfide per qeverine eshte privatizimi i INSIG-ut si dhe Albpetrolit. Per kete te fundit eshte zgjedhur kompania konsulente ndersa per sa i perket privatizimit te INSIG-ut deri me tani ka rezultuar nje tentative e deshtuar pas terheqjes se kompanise amerikane American Reserve Insurance e cila u shpall fituese madje.