E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e Kasharit, burg kryeplakut

Redinalda Caushaj

Gjykata e Tiranes le ne qeli me masen "arrest me burg" kryeplakun dhe banorin e arrestuar tri dite me pare ne Kashar per abuzim me trojet. Seanca ka qene nje rikonfirmim e mases se dhene me kerkese te prokurorise, para se te dyshuarit te arrestoheshin, por dje eshte zhvilluar formalisht. Bashkim Kusi, 45 vjec, si dhe Ruhi Valiasi, 46 vjec, kryeplak, perpara gjykates kane mohuar te flasin, nderkohe qe akuza ka kerkuar venien ne fuqi te njejtes mase sigurie. Dy te pandehurit, sipas prokurorit, jane denoncuar nga banoret e zones, te cilet me dokumente pretenduan se u eshte tjetersuar prona. Sipas prokurorit te ceshtjes, Kusi dhe Valiasi kane konsumuar vepren penale te "korrupsionit pasiv te funksioneve te larta shteterore ose te zgjedhurve vendor", "pastrimit te produkteve te vepres penale" dhe te "falsifikimit te dokumenteve". Po te njejtat burimeve kane bere te ditur se dosja hetimore per abuzimet me pronat ne komunen e Kasharit ka arritur drejt mbylljes se saj dhe dergimit me pas per ne Gjykate te Tiranes. Mesohet se 12 do te jene te pandehurit e kesaj dosjeje, 10 prej te cileve jane vene ne pranga, nderkohe qe dy te tjere jane ne kerkim, por emrat e tyre nuk behen publik, per shkak te hetimeve. Burimet kane shpjeguar se nje mori provash jane ne dore te organit te akuzes, duke nisur qe nga dokumentet e sekuestruara ne kadaster, tapite e sekuestruara banoreve te Kasharit, si dhe kallezimet penale te bere gjate kesaj kohe ne prokurori ndaj te pandehurve. "Ne shume prej dokumentacioneve vihen re siperfaqe toke me nga dy apo tre pronare", tha nje zyrtar dje per gazeten. Prokuroria e Tiranes ka si prova ndaj te pandehurve edhe nje numer te madh deshmish, te cilat tregojne menyren e abuzimit te pandehurve dhe marrja e pronave te tyre, te cilat jane mbivendosur ne emer tjeter. Dosja hetimore, e cila pritet te dergohet ne Gjykaten e Faktit, ka si te pandehur Alfred Sulaj, 33 vjec, kryetar i komunes Kashar, Faik Fejzo, 56 vjec, ish-kryetar i komunes Kashar, Naim Karaj, 45 vjec, ish-kryetar i komunes Kashar, Islam Shera, 65 vjec, ish-kryeplak, Shefqet Alikaj, 51 vjec, pergjegjes i zyres se kadastres ne Kashar, Ismail Sulaj, 42 vjec, Xhevair Hyka, 43 vjec, Ilir Sula, 33 vjec, shofer i komunes Kashar, Bashkim Kusi, 45 vjec, banor ne kete fshat si dhe Ruhi Valiasi, 46 vjec, kryeplak. Keta te fundit akuzohen nga ana e prokurorise per korrupsion pasiv te funksioneve te larta shteterore ose te zgjedhurve vendor", "pastrimit te produkteve te vepres penale", dhe te "falsifikimit te dokumenteve".

Operacioni "Kashari 2"

Operacioni i koduar "Kashari 2" prangosi dy ish-kryetar komune, drejtuesin aktual te saj, punonjesit e kadastres, nje kryeplak dhe nje shofer. Behet fjale per pervetesimin e 150 mije m2 toke ne fshatrat e komunes Kashar, te cilat ishin mbivendosur ne kadaster dhe kthyer ne pallate, ose nderruar pronesia. Demi i deklaruar ishte 1,5 milione USD. Te ndaluarit ishin Alfred Sula, kryekomunari i Kasharit, Naim Karaj e Faik Fejzo, dy ish- drejtues te kesaj komune, Islam Shera, kryeplak ne Katund te Ri, Shefqet Alika, Ismail Sulaj e Xhevahir Hyka, pjese e zyres se kadastres dhe Ilir Sula, shofer. Te ndaluarit gjenden te izoluar ne pritje te procesit gjyqesor, ndersa akuzohen per shperdorim te 150 mije metra katrore toke ne kete zone. Ndaj tyre jane depozituar te pakten 100 denoncime per tjetersim dhe abuzime me shitjen e pronave, dhenien e lejeve per ndertim dhe veprime te tjera ne kadaster. Operacioni eshte zhvilluar fundvitin e kaluar pas aprovimit nga Gjykata e Tiranes se flete-arresteve te leshuara nga prokuroria. Menjehere pas aksionit, banoret e zones dolen ne protesta, duke kerkuar edhe kthimin e tyre sipas tapive.

Ne pranga dhe vellai i biznesmenit te vrare

Gjate aksionit me te fundit te Task-Forces ne pranga ra edhe vellai i nje biznesmeni te vrare vitin e kaluar ne Tirane. Bashkim Kusi dyshohet per bashkepunim ne keto pervetesime te pronave ne Kashar se bashku me kryeplakun Ruhi Valiasi ne fshatin Kashar 2. Policia tha se bllokoi materiale si gent-plane, harta, tapi dhe shkresa te tjera ne cilesine e proves materiale. Mesohet se Kusi eshte vellai i Durim Kusit, i vrare prane dyqanit te tij ne Kombinat, per motive hakmarrjeje me nje bresheri automatiku nga nje person qe tashme vuan denimin ne burg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›