E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend mblidhet grupi i punes per ndryshimet ne rregullore

Eumlshte mbledhur sot per here te pare grupi i punes i ngritur per te shqyrtuar ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit. Grupi i punes do te merret me refomen parlamentare i cili eshte i perbere nga 4 persona. Te Partise Demokratike jane Jemin Gjana dhe Viktor Gumi ndersa nga Partia Socialiste Namik Dokle dhe Ditmir Bushati. Ne fjalen e tij deputeti i PS-se Namik Dokle e quajti kete nje dite te rendesishme nga pikepamja e prakticitetit te punes ne Kuvend pasi gjate kesaj kohe jane bere dhe ndryshuar rregullore por jeta parlamentare sugjeron ndryshime te tjera. Nga kjo pikepamje domosdoshmeria e permiresimit eshte evidente ndersa ky do i jape impuls punes se grupit. Dokle vleresoi permiresimin e kuadrit ligjor te statusit te deputetit duke iu referuar praktikes se PE duke theksuar se nuk eshte permiresim nenesh te rregullores por thellim i metejshem i jetes parlamentare. Madje Dokle u beri thirrje te gjithe deputeteve qe te japin mendimet e tyre qe te vendosin per ndryshimet ne rregullore. Nderkohe grupi i Punes ushtron veprimtarine e tij per nje periudhe 4-mujore me te drejte zgjatjeje nese kerkohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›