E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë pesë avokatë, dështon seanca për Gërdecin

Seanca e radhës do të zhvillohet më 28 Qershor, nëse edhe atëherë nuk do të mungojnë avokatët.

Në këtë proces po vijojnë dëshmitë nga dëshmitarët e thirrur nga prokuroria, ku kanë dëshmuar shumë ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe shumë ushtarakë.

Mungesa e mbrojtësve të të pandehurve në proceset gjyqësore janë bërë shpesh problem për vijimin normal të proceseve gjyqësore.

Ky proces gjyqësor numëron 29 të pandehur, të cilët akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›