E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhuan patatina të pa ligjshme, përfundojnë në pranga

Operacioni i koduar “Dorittos”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Arben Ibrahim Filloli, 39 vjec, dhe Gjergji Dhiogjen Qirici, 36 vjec, me banim në Tiranë.

Këto shtetas, u kapën në flagrancë në afërsi të kthesës së Lundrës në Tiranë, ku dhe u kapën në flagrancë duke transportuar mallra kontrabandë, pa poseduar asnjë dokument mbi vërtetimin e origjinës së mallit.

Pas një hetimi 2 mujor i realizuar nga specialistë të këtij seksioni, rezultoi se këto shtetas në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, prodhonin mallra ushqimorë si (patatina të llojeve të ndryshme në mënyrë të kundraligjshme).

Nga hetimet e kryera, u konkludua se këto shtetas, kishin ndërtuar ambiente në fshatin Qesarak në Tiranë, për të prodhuar dhe shitur patatina me mbishkrimin “Era Patatina Lodra”, duke prodhuar këto mallra në mënyrë të kundraligjshme, pa miratimin më parë, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Gjatë momenteve të kapjes së tyre, ato po transportonin këto mallra me automjetin furgonin tip Ford, të cilat arrijnë vlerën e 1milion lekëve. Përveç lëndës, gjatë operacioni i sekuestruan edhe aparatura të ndryshme që shërbenin për të prodhuar patatinat. Veprimet e para procedurale dhe materialet e përpiluara do t’i kalojnë për Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke i akuzuar për veprën penale të “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve ushqimorë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›