E Diel, 1 Nëntor 2026

Migliori Shqiperia arritje te medha Berisha Do bejme zgjedhje sipas standardeve

Zhvillohet për herë të parë në Tiranë Asambleja Parlamentare e OSBE-së me ftesë të kryeparlamentares Topallit, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga 56 vende anëtare të kësaj organizate.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i AP të OSBE-së Riccardo Migliori, theksoi se Shqipëria ka bërë arritje të mëdha që nga anëtarësimi i saj në OSBE, duke shprehur kënaqësinë që sheh një Shqipëri ndryshe, me liri fetare, demokratike
Ai ka vlerësuar edhe kontributin e Shqipërisë në këtë organizatë, që ka qenë një nga vendet më të izoluara, por ka dëshmuar se ka forcë për të kontribuar.
“Shqipëria mban me vete një forcë të jashtëzakonshme për të kontribuar. Nuk mendoj se ka ngelur ndonjë gjë për t`ju mësuar. Kemi përfituar shumë me çfarë ju keni kontribuar dhe nga puna që është bërë nga ambasadori Vollfarth” tha Migliori.

Gjithashtu Migliori informoi se në fund asambleja do të nënshkruajë një marrëvëshje për integrimin.
Presidenti i Asamblesë më pas u bëri apel të pranishmëve të fokusohen tek të drejtat e njeriut, ndërsa i bëri thirrje ODIHR të shmangë burokracitë.

Berisha: Zgjedhjet e 2013 do të jenë të lira dhe të ndershme, na vëzhgoni
I pranishëm në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së Kryeministri Sali Berisha tha se organizimi i këtij sesioni në vendin tonë, përbën një perlë në kurorën e 100-vjetorit të pavarësisë.
Ai ka shprehur vendosmërinë e tij që zgjedhjet e viti 2013 të jenë të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së dhe i ftoi që të dërgojnë vëzhgues për to. Ai vlerësoi kontributin kësaj organizate që në këto vite Shqipëria ka mbajtur zgjedhje të cilat kanë plotësuar standardet e OSBE-së dhe duke veçuar zgjedhjet e 2009, ku nuk pati të dhëna për manipulime ai tha se kjo organizatë u bë avokate e shkëlqyer e kësaj të vërtete të madhe.
“Po ecim drejt zgjedhjeve të tjera, ndaj dhe ju premtoj se kjo qeveri do bëjë për standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndaj ju ftoj t’i vëzhgojnë dhe të na nderojnë me praninë e tyre, do gjenden në një vend që do nderojë standardet e OSBE-së për zgjedhje të lira’- deklaroi kryeministri, i cili shprehu mirënjohjen e organizatës që u përmbahet vlerave dhe parime njerëzore.
Më tej shefi i qeverisë duke u kthyer pas në kohë theksoi se mbledhja e kësaj Asambleje përbën dëshmi të suksesit të kësaj organizate në mbrojtjen e parimit universal të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, duke u bërë mbrojtëse dhe promovuese e lirive, e të drejtave të njeriut, e paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit.
“OSBE në tërësi më zyrat e saj ka qenë një partner i shkëlqyer ka dhënë një kontribut thelbësor në promovimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, OSBE ka dhënë kontribut në proceset demokratike të paqes e stabilitetit në rajon. Ndjehemi të nderuar që jeni sot në Tiranë”- u shpreh Berisha, i cili renditi arritjet e vendit tonë në këto 20 vite.

“20 vjet më parë vendi i tretë më i varfër i planetit sot Shqipëria nuk është vend i apsur por renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme e të larta.
Shqipëria ka arritur disa nga treguesit më të rëndësishëm të vendeve të zhvilluara dhe këta janë tregues që kanë të bëjnë më njeriun, individin, qytetarin. Sot Shqipëria ka vdekshmëri njëshifrore, ka mortalitetin e përgjithshëm të popullatës më të ulët. Shqiptarët në 2001 kishin banesa për 1 mijë banorë më pak se çdo komb në 2010 lënë mbrapa 5 kombe anëtare të BE e OECD. Shqiptarët nuk kanë sot një sistem me cilësi të lartë, por kanë akses më të lehtë dhe renditen të tretët në Evropë për aksesin shëndetësor”- vijoi shefi i qeverisë, i cili shtoi gjithashtu edhe arritjet e bëra në fushën e arsimit në rritjen e numrit të studentëve dhe të nxënësve dhe sidomos arritjet ekonomike, duke bërë një tablo të përpjekjeve të Shqipërisë për të arritur vendet e zhvilluara.
“Shqipëria ka ndjerë pasojat e krizës po sërish nuk ka njohur recesion. Edhe në këto vite krize Shqipëria ka patur rrijte 4 ekonomike herë më të lartë së mesatarja e rajonit. Sërish nu ke kemi rrugën e shtruar, të sheshtë, ajo është ende me xhunga po jemi të vendosur të përshpejtojmë vitet e zhvillimit të vendit”-tha ai.

Berisha thirrje Asamblesë së OSBE-së për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri
Duke vlerësuar rolin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në rajon kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë të japë kontributin në të gjitha vendet ku NATO operon.
Ai i bëri thirrje asamblesë që të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri.
Nesë NATI nuk ndërhynte në Ballkan kasapi i Ballkani do grinte mbi 1 milion shqiptarë. Ndaj edhe është e domosdoshme një vend që po martirizohet çdo ditë të ndjejë ndihmën e fuqishme të kombeve të lira, nëse rrimë duke soditur Asadi do vazhdojë kasapanën e madhe që po vazhdon”- apeloi kryeministri Berisha për t’i dhënë fund këtij diktatori që po nxjerr konfliktin jashtë territoreve të tij, ndërsa shprehu gatishëmrinë e Shqipërisë për të dhënë kontributin modest.

Topalli: Shqipëria ka mundur të ecë përpara
Ndërsa kryeparlamentarja Topalli, shprehu kënaqësinë e madhe që ky forum mbahet në Tiranë. “Faleminderit që keni pranuar kërkesën që ky sesion i vjeshtës të mbahet në Tiranë. Do doja shumë që ju të njihnit përtej kësaj salle këtë vend të bukur e të vogël. Jam e gëzuar që jemi këtu në këtë vit jubilar përfaqësues nga gjithe bota” tha ajo.
Më tej Kryeparlamentarja theksoi se: “dikur dukej e pamundur për ne që liria funksionon. Dhe ne jemi shembull konkret. Plot me sfida por i kemi kapërcyer. Shqiptarët si një ndër popujt me histori mijëravjeçare punuan për projektin e ëndrrës së tyre të madhe”- shtoi Topalli, e cila i ftoi që të zbulojnë Shqipërinë.
“Ejani dhe zbuloni një vend të vogël, ejani dhe provoni mikpritjen shqiptare, ejani shikoni si funksionon liria, se shqiptarët janë europianë dhe duan të pranohennë këtë komunitet”.

Zannier: OSBE të vendosë një standard të ri në kuadrin e zgjedhjeve
Ndërsa Sekretari i AP-së të OSBE, Lamberto Zannier ka se Shqipëria është anëtare mjaft aktive e kësaj organizate. Ai ka theksuar se OSBE-ja duhet të vendosë një standard të ri në kuadrin e zgjedhjeve pasi sipas tij roli i saj është shumë i rëndësishëm në këtë fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›