Naço: S’heq asnjë presje për Metën Kryeministër, PS e ka provuar që është fitues
TIRANE - Deputeti i LSI-së në qarkun e Beratit, Nasip Naço, shprehet se i qëndron deklaratës se Ilir Meta duhet të jetë kryeministër i vendit pas 23 qershorit. Në një intervistë për “Panorama”, Naço shprehet se Meta ka dhënë prova si kryeministër i suksesshëm, ndërsa në të gjitha zgjedhjet që nuk ka qenë me PS, socialistët i kanë humbur ato. Përveç Kushtetutës, sipas Naços, do të jetë vota e popullit që do vërtetojë se cili e vendos kryeministrin e ri të vendit.
LSI në qarkun e Beratit pretendon të marrë dy deputetë. Sa të mundshme e shikoni duke pasur parasysh konkurrencën brenda koalicionit, si dhe me kundërshtarin e djathtë?
Ajo që unë mund të them, është se prej disa vitesh LSI në qarkun e Beratit është riorganizuar, ka forcuar strukturat e saj, ka ditur të dallojë mbi partitë e tjera politike dhe objektivi i LSI në qarkun e Beratit është të dalin forcë e parë politike.
Forcë e parë? Këtë përfundim e nxirrni nga pjesëmarrja e qytetarëve në takimet tuaja elektorale?
Sigurisht që forcë e parë. Ju e keni parë disa ditë më parë në takimin e bërë në sheshin e qytetit të Beratit, kanë qenë të pranishëm 10-15 mijë veta. Nisur nga kjo, ne garantojmë se rezultati ynë do të jetë dy dhe trefishuar. Kjo tregon se LSI është një forcë që po rritet jo vetëm në qarkun e Beratit, por në të gjithë Shqipërinë, një forcë që mbështet brezat, që përqafon më shpejt të renë me të gjitha strukturat, por edhe qytetarët, e mbi të gjitha është dhe fjala e mbajtur nga LSI dhe kryetari i saj, zoti Meta, për pragmatizmin politik në politikën shqiptare, duke lënë mënjanë politikat bizantine që përdoren dhe aplikohen nga partitë e tjera.
LSI pretendon që në këto zgjedhje të marrë jo vetëm votat e saj, por dhe vota të PS apo dhe nga zona gri e elektoratit. Është tejkaluar ajo lloj topitjeje që patën zgjedhësit e kësaj kategorie pas kalimit tuaj nga qeveria në opozitë?
Unë besoj se ne kemi theksuar se nuk kemi qenë as seksioni i PD-së dhe as organizatë bazë e Partisë Socialiste. LSI ka treguar se ka një filozofi të saj dhe nuk jemi identifikuar me qeverisjen, nuk kemi qenë e gjithë qeveria. Dalja në opozitë erdhi pas përfundimit të marrëveshjes 4–vjeçare. Ata që janë sot në qeverisje, mundohen të merren çdo ditë me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së që janë të punësuar në administratë, të bëjnë presione edhe ndaj biznesit. Kjo tregon humbjen e tyre të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit. Sigurisht që ne do kërkojmë të marrim vota nga pjesa e zhgënjyer e PD, nga pjesa gri e elektoratit por, pse jo, dhe nga Partia Socialiste, kur ata nuk i vlerësojnë dhe respektojnë njerëzit. Sigurisht ne jemi në një koalicion prej 37 partish dhe është e rëndësishme që individët kanë rolin e tyre. Brenda koalicionit të majtë sigurisht që individi luan një rol të madh në përcaktimin dhe dhënien e votës.
Pak ditë më parë, ju keni bërë një deklaratë, ku e cilësonit zotin meta kryeministrin e ardhshëm të vendit, pas 23 qershorit. Ishte një deklaratë emocionale, e konsultuar apo personale juaja?
Unë besoj se çdo parti politike kur hyn në garë dhe ka një lidership të provuar, sigurisht pretendon që të fitojë dhe lideri i saj të përfaqësojë drejtimin e vendit duke mbajtur premtimet e veta. Unë nuk besoj se LSI, edhe pse është pjesë e vagonit të gjatë të 37 partive, nuk ka të njëjtën peshë elektorale si dhe partitë e tjera. LSI është dhe do të jetë lokomotiva e së majtës në Shqipëri. Në këtë kontekst, duke parë dhe kontributin e zotit Meta në zgjedhjet e vitit 2000 kur ka fituar zgjedhjet e pushtetit lokal dhe ato të vitit 2001, nuk fitoi në 2005-n, sepse nuk ishte në koalicion me PS, në 2009 PS nuk donte koalicion me LSI dhe ata humbën zgjedhjet, kjo tregon se Ilir Meta di të futet në betejë, të mbrojë votën dhe të fitojë. Kjo tregon se Ilir Meta ka qenë ndër kryeministrat më të suksesshëm, dhe në këtë mënyrë garanton votën e elektoratit të qarkut të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë për të qenë një kryeministër i suksesshëm. Kjo nuk bëhet me deklaratën time, por me mbështetjen që do të marrë LSI përmes votës popullore. Unë këtë deklaratë e kisha bërë dhe në qytetin e Kuçovës pak ditë para mitingut të Beratit, por deklarata në Berat, në atë takim ku kishte mbi 10 mijë njerëz, kanë rënë kambanat e alarmit për të tjerët, vetëm pse panë një pjesëmarrje të tillë masive. Ne hyjmë si të barabartë në zgjedhje dhe do të dalim fitues nga këto zgjedhje. Sigurisht unë nuk i heq asnjë presje deklaratës së bërë, por sigurisht që deklarata ime do të verifikohet më 23 qershor nga vota popullore.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)