Pranga shqiptareve me 160 kg kanabis
ATHINE - Dy shqiptare kane rene ne pranga pasi jane kapur me lende narkotike, nderkohe qe kater te tjere jane shpallur ne kerkim. Kete gje e ka bere te ditur gjate dites se djeshme policia helene. Sipas tyre, ne pranga kane rene nje 28-vjecar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur si dhe 35-vjecari Arben Dautaj. Sipas policise, shqiptareve i eshte gjetur rreth 160 kilograme kanabis, si dhe para me vlere 1500 euro. Uniformat blu thane se jane ne kerkim te kater shqiptareve te tjere, te larguar pak para se te behej aksioni, e te arrestoheshin dy prej tyre. Policia ka nisur hetimet per te zbuluar destinacionin e droges dhe nese, keta persona ishin pjese e ndonje rrjeti trafikantesh droge.