E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizmi, masakrohen shqiptaret

Artan Cena

ROME - Racizmi ka shperthyer dhunshem ne kryeqytetin italian, Rome. Disa dhjetera pjesetare te nje grupi racist ekstremist, te quajtur organizata "Nuova Forza", kane sulmuar pese emigrante shqiptare qe ndodheshin duke ecur prane nje lokali ne mes te rruges ne Guidonia, komuna e trete e Lazios, ku ndodheshin dhe shume kalimtare te tjere, vendas. Ekstremistet, sic klithnin duke goditur egersisht shqiptaret e pambrojtur, emigrante te ligjshem ne Itali, ishin te inatosur pas perdhunimit te nje vajze italiane dhe rrahjes se te fejuarit te saj, per te cilen, sipas policise, te dyshuar jane pese shtetas rumune. ne precipitim e siper te ngjarjes qe mund te merrte permasa fatale, pese shqiptaret e rrethuar nga racistet, kane mundur te shpetojne nga sulmi, pasi pronari i nje lokali aty prane, i ka marre dhe i ka fshehur ne nje dhome pas prones se tij. Nderkaq, dy italiane jane vene ne pranga ne lidhje me kete sulm. Te arrestuarit jane Fabio P., 21 vjec dhe Vincenzo P., 24 vjec, banues ne Rome, lokaliteti Collefiorito di Guidonia. Ata akuzohen per shkaktim dhune ne bashkepunim, kercenim jete, demtime te tjera te kryera me dashje, ne kushtet e nxitjes raciale dhe grabitje e mbetur ne tentative.

Masakra

Gjithcka ka nisur ne oren 21:30 te mbremjes duke gdhire dita e djeshme, kur nje grup te rinjsh italiane, jane mbledhur para nje lokali dhe me pas kane filluar te godasin te gjithe ata emigrante qe u dilnin perpara. Keshtu, ajo qe nisi si proteste kunder perdhunimit te nje vajze nga pese rumune ne nje province te Lacios, eshte shnderruar ne nje sulm racist kunder pese shqiptareve, qe jetonin dhe punonin ne shtetin fqinj. Nje grup te rinjsh italiane te pajisur me shkopinj te drunjte bejsbolli dhe flamuj ne duar, kane perdorur fraza raciste ndaj emigranteve. "T'i vrasim, t'i vrasim! Kthehuni ne shtepite tuaja!".

Deshmia

"Erdhen disa qindra, te gjithe se bashku ne sheshin "Carlo Alberto Dalla Chiesa" prane te cilit gjendej lokali "Centrale" ku dhe ishim afruar ne", rrefehej per mediat italiane dje, pak ore pas ngjarjes kriminale, Pavli, nje 38 vjecar shqiptar, emigrant i rregullt prej vitesh ne Itali. Familjari qe eshte taksapagues njesoj si italianet, tregon se ishte "nje sulm i eger, i pashoq, nga njerez te armatosur me shkopinj bejsbolli, celesa makinash dhe mjete te tjera te forta". "Ata filluan te na godasin ne emigrantet, - vijon rrefimi, - plot egersi, me c'te mundnin. Ne ishim te peste se bashku, te gjithe shqiptare. Filluam te mbroheshim si te mundeshim, duke u perpjekur qe t'u shmangeshim goditjeve te dhena. Do te ishim vrare nese pronari i nje lokali, te mos na kishte futur brenda dhe te kishte mbyllur deren e blinduar. Por perseri ata u perpoqen qe ta rrezojne dhe bertisnin: Bastarde, gjithsesi do t'ju vrasim te gjitheve".

Pavli, i cili mbeti i plagosur ashtu si dhe kater shqiptaret e tjere, pohon se tani nuk e ka me jeten te sigurt, nisur nga fakti se u sulmuan krejt papritur, egersisht, pa shkak, ne mes te sheshit.

Hetimet

Zevendesprokurori i Tivolit, Marko Mansi, tha se kane nisur hetimet ne lidhje me kete sulm me 300 pjesemarres, si dhe per organizaten ekstremiste raciste, "Nuova Forca". "Kur ne shkuam ne vendngjarje, shume nga italianet ishin zhdukur nga vendi i krimit dhe ne arritem te kapim dy prej tyre te cileve u preme flete-arresti si dhe ndaluam dhjete te tjere", - evidentoi policia. Ajo sqaroi se te prangosurit, u identifikuan nga shqiptaret, si bashkautore te sulmit racial. Sakaq, kontrolle u kryen ne zonat e Ostias dhe Fiumicinos. Policia tha se "Nuova Forza" eshte nje organizate banditeske e mireorganizuar qe vepron prej kohesh ne Itali. Nderkohe emigrantet e dhunuar gjenden ne spitalin "San Giovanni Evangelista di Tivoli".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›