E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret ne rrembimin e biznesmenit

SELANIK - Nje bande shqiptare prej disa personash akuzohet se, ka marre peng nje biznesmen ne Greqi. Lajmi eshte bere i ditur nga policia e Selanikut e cila tha se, ka mundur te arrestoje njerin prej pjesetareve te saj, emrin e te cilit nuk e ka bere te ditur. Behet fjale per nje 35-vjecar emigrant nga Shqiperia, i cili edhe me pare, ne vitin 1998, ishte perfshire ne rrembimin e nje vajze 16-vjecare. Sipas burimeve nga policia greke, 35-vjecari ka marre pjese ne rrembimin e biznesmenit Jorgos Evazoglu. I riu shqiptar u arrestua mbremjen e se dieles nga policia e Selanikut. Por per ta kapur te dyshuarin, policise iu desh te lodhej pak. Sikunder pohon policia greke, 35-vjecari ka bere rezistence duke hapur zjarr me plumba ne drejtim te forcave policore qe po perpiqeshin ta prangosnin, pak minuta pasi e kishin lokalizuar dhe rrethuar, ne afersi te shinave prane stacionit hekurudhor te Selanikut.

E gjithe ngjarja, ndodhi ne prani te disa dhjetera kalimtareve, qe u vune ne panik. Ngjarja per te cilen u be arrestimi i shqiptarit, ndodhi 24 tetorin e kaluar kur ai, akuzohet se se bashku me dy shqiptare te tjere, nje 25-vjecar dhe nje tjeter 23-vjecar, rrembyen biznesmenin 59-vjecar Jorgo Evazoglu. Ata perdoren arme zjarri dhe e futen dhunshem grekun ne makinen e tij. Biznesmeni grek u rrembye ne zyren e kompanise se tij, ne lokalitetin Kalohori dhe u mbaj peng per pese dite rresht, nga tre djemte shqiptare ne nje apartament ne qender te qytetit Sikies, gjithnje ne rajonin e Selanikut. Tre pengmarresit e lane te lire biznesmenin duke mos arritur te merrnin gjoben 400 mije euro qe i prene. Ata kerkuan nje shume te majme por nuk e zgjaten perpjekjen per te marre ate shume, duke u mjaftuar me 13 mije euro, qe i gjeten gjate rrembimit biznesmenit 60-vjecar. Me heret ishin arrestuar dy shqiptaret e tjere, me te rinj ne moshe dhe vetem para disa oresh, u be e mundur kapja e te tretit te grupit pengmarres.

Ngjarja

Biznesmeni grek eshte rrembyer ne zyren e kompanise se tij, ne lokalitetin Kalohori dhe u mbaj peng per pese dite rresht nga kater djemte shqiptare, ne nje apartament ne qender te qytetit Sikies, gjithnje ne rajonin e Selanikut, tha dje policia helene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›