E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon në çerekfinale

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 16:20

Do t’i kushtojë shtrenjtë Ezequiel Lavezzit kartoni i verdhë i marrë kundër Kosta Rikës, pikërisht në fund të ndeshjes, vetëm pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, në fitoren 3:0 për ‘Seleccion’.

Ylli i Napolit është suspenduar menjëherë me një ndeshje për shkak të kartonëve. Kështu, ai do të mungojë në çerekfinale ndaj Uruguait.

Lavezzi, së bashku me disa shokë të skuadrës, u la rezervë nga selektori Sergio Batista në ndeshjen e fundit, pasi ua dha rastin futbollistëve të tjerë. Lavezzi do të ishte i gatshëm për gjysmëfinale, nëse kualifikohet Argjentina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›