Mungon punetori i varreve te Boboshtices, shtyhet seanca
KORÇE - Fillon me shtyrje seanca e pare per tre te akuzuarit e dhunimit te varrezave te vjetra te Boboshtices. Personat nen akuze, qe ndiqen ne gjendje te lire, jane kreu i OMONIA-s, Naum Disho, dhe dy punetoret, Alqi Koroveshi dhe Luan Laze. Gjyqtari i kesaj çeshtjeje, Gjergji Koço, e shtyu seancen tjeter me 29 dhjetor, pasi ne salle mungonte nje prej te akuzuarve, punetori nga fshati Polene, Alqi Koroveshi. Trupi gjykues sqaroi se ka pasur nje ngaterrese per njoftimin e tij, çka u be shkak qe te shtyhej seanca. Mesohet se Koroveshi nuk e kishte marre njoftimin zyrtar per t’u paraqitur ne gjykate dje, pasi ishte ngaterruar adresa dhe fshati ku ai jeton. Ne seancen e pare u paraqiten kreu i OMONIA-s, Naum Disho, dhe punetori tjeter, Luan Laze. Nepermjet avokatit te tij, Disho kerkoi qe ky proces te zhvillohet pa pranine e mediave, por kjo kerkese nuk u pranua nga trupi gjykues. Seanca u mbajt vetem per pak minuta dhe u vendos shtyrja deri ne paraqitjen e punetorit nga fshati Polene. Ai bashke me kunatin e tij, Luan Laze, dhe nje punetor tjeter qe nuk eshte marre ne hetim, mesohet se jane paguar gjithsej 15 mije leke per punen qe kryen duke germuar dhe hedhur beton ne varrezat e fshatit Boboshtice. Prokuroria e Korçes konkludoi se eshte kryer dhunimi i varreve ne nje siperfaqe mbi 55 metra katrore nga germimet dhe hedhja e nje shtrese betoni. g.a