E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuente: Arnautoviç, i huazuar tek Interi

Marko Arnautoviç është transferuar tek Interi. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Tuentes, nëpërmjet një deklarate për shtyp. Sulmuesi me origjinë serbe dhe pasaportë austriake do të luajë një sezon te zikaltërit në formë huazimi. Pasi të ketë marrë pjesë në një numër të caktuar ndeshjesh, klubi i Masimo Moratit do të ketë mundësi ta blejë përfundimisht kartonin e lojtarit. Drejtuesit e skuadrës holandeze kanë bërë të ditur se nëse Arnautoviç (i cili ka probleme të vazhdueshme fizike për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë) nuk do të blihet nga Interi, ai do të rikthehet në Eredivisie, për të luajtur edhe dy ose tri sezone te Tuente.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›