E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksabi Alonso: Reali, përgjegjësi e madhe

Pas firmosjes së kontratës me Realin e Madridit, për një shifër që mendohet se shkon rreth 30 milionë euro, Ksabi Alonso ka dhënë deklaratën e parë si lojtar "merengue". "Të jesh lojtar i Realit është një përgjegjësi e madhe. E pranoj këtë sfidë dhe do të mundohem të jap gjithçka për skuadrën", tha mesfushori. Lojtari i përfaqësueses spanjolle hodhi poshtë zërat se u largua nga Liverpuli, pasi marrëdhëniet e tij me trajnerin Rafa Benitez nuk ishin të mira. "E kam thënë disa herë, se me trajnerin kishim marrëdhënie profesionale dhe respekti të ndërsjellë. Mund ta përkufizoj si marrëdhënien tipike trajner-lojtar", theksoi 27-vjeçari Alonso.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›